03 Gusht 2020

Samsung prezanton Samsung Galaxy S9 dhe S9+

Barcelonë, 25 shkurt - Samsung Electronics Co., Ltd. prezanton Samsung Galaxy S9 dhe S9+, smartphonët që transformojnë mënyrën se si njerëzit komunikojnë, ndajnë dhe përjetojnë botën.

Të krijuar për një epokë në të cilën konsumatorët gjithnjë e më shumë komunikojnë dhe shprehen më shumë me imazhe, video dhe emoji, Galaxy S9 dhe S9+ nxisin inovacionin me kamerën e përparuar të Samsung.

Të ridizenjuar me një lente të re të dyfishtë që fuqizon një kamera inovative në ndriçim të ulët, aftësi video Super Slow-mo dhe Emoji AR të personalizuara, Galaxy S9 dhe S9+ u sigurojnë përdoruesve që të mos humbasin asnjë moment dhe të bëjnë epike çdo ditë të jetës së tyre.

Galaxy S9 dhe S9+ ofrojnë një eksperiencë të përmirësuar argëtimi me altoparlantë të fuqishëm stereo të akorduar nga AKG, audio imersive me Dolby Atmos dhe një ekran elegant pa kufij Infinity1 - një element kyç në trashëgiminë e projektimit të Samsung.

Për më tepër, Galaxy S9 dhe S9+ vijnë me aplikacionin e ri SmartThings, i cili bashkon shërbimet ekzistuese IoT të Samsung në një përvojë të vetme dhe të zgjuar.

"Mënyra se si i përdorim smartphonët ka ndryshuar duke qenë se komunikimi dhe të shprehurit ka evoluar," tha DJ Koh, president dhe Shef i Divizionit të IT & Mobile Communications pranë Samsung Electronics.

 "Me Galaxy S9 dhe S9+, ne kemi transformuar kamerën e smartphonëve. Galaxy S9 dhe S9+ jo vetëm që u mundësojnë konsumatorëve që të bëjnë fotografi dhe video më të mira kudo, por janë smartphone të projektuar për t'i ndihmuar ata të lidhen me të tjerët dhe të shprehen në një mënyrë që është unike dhe personale për ta."

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Gusht 2020 - Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor, mbajnë porotestë simbolike (Para objektit të Qeverisë, ora 10:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, sot do të vizitojë Inspektoratin Policor të Kosovës, ku do të pritet nga u.d Kryeshefi, Kushtrim Hodaj. (Ambientet e IPK-së në Hajvali.  ora 10:00)

- Pronarët e pishinave do ta mbajnë një protestë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për t’i shprehur pakënaqësitë për mbylljen e pishinave nga ana e Qeverisë. (Sheshi “Skëndërbeu”, ora 14:00)