01 Tetor 2020

Samsung prezanton modelin me ekran të palosshëm “Galaxy Fold”

Seul, 22 shkurt - Samsungu ka prezantuar modelin e tij të palosshëm, duke u bërë një nga prodhuesit e parë të mëdhenj që e ofron atë.

Gjiganti koreano-jugor po ashtu u përpoq t’u paraprinte rivalëve duke lajmëruar aparatin e parë për gjeneratën e pestë, apo rrjetet wireless 5G.

The Galaxy Fold, i prezantuar në një event në San Francisko, shërben si një smartfon me ekranin e tij 4.6 inch dhe kur hapet, bëhet një tablet, me ekran 7.3 inch.

“Secili ekran funksionon në mënyrë perfekte, por kemi të bëjmë me më shumë se dy ekrane të ndara, kemi të bëjmë me një aparat të vetëm. Këto ekrane funksionojnë edhe së bashku, për t’ju dhënë një eksperiencë unike”, tha Justin Denison, përfaqësues u Samsung.

Galaxy Fold do të jetë i disponueshëm nga 26 prilli, duke filluar me një çmim prej 1980 dollarësh.

 Lancimi i tij vjen në një kohë kur tregu i smartfonëve nuk është në ditët më të mira të tij me konsumatorët, që po i mbajnë aparatet e tyre më gjatë dhe presin inovacionet e reja.

Samsung e bëri promovimin në shtëpinë e rivalit Apple, ndërkohë që të dy gjigantët përballen për të pushtuar majat e tregut.

 Më herët këtë vit, një kompani kineze prezantoi Royole, me pretendimin se ishte i pari smartfon i palosshëm, që mund të mbahet në xhep, por të shndërrohet edhe në një tablet normal, që është në treg në Kinë dhe ShBA dhe kushton rreth 1300 dollarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Tetor 2020 - Me rastin e Ditës Botërore për të Moshuarit, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica do të bëjë një vizitë në Shtëpinë për Persona të Moshuar pa Përkujdesje Familjare në Prishtinë. (Shtëpia për Persona të Moshuar pa Përkujdesje Familjare, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër Faik Grainca për keqpërdorim të pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK. (Gjykata Themelore në Ferizaj, salla nr.3, ora 9:30)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica do të bëjë një vizitë në zyrat e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës në Prishtinë. (Zyrat e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, ora 9:30)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të ndajë çmimet vjetore për kinematografi. (Kabineti i ministres Dumoshi, ora 10:00)

- Komisioni Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës voton për ekspertin e shëndetit publik si dhe diskuton me ekspertët rreth angazhimit të tyre. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan nis vitin e ri akademik 2020/2021. (Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, ora 11:30)

- Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Visar Shehu do të merr pjesë në aktivitetin sensibilizues të organizuar nga Drejtoria e Shëndetisë dhe QKMF me rastin e shënimit të muajit të Kancerit të Gjirit. (Sheshi “Shatërvan” në Prizren, ora 11:30)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të merr pjesë në përurimin e klasave parashkollore të SHFMU “Mati Logoreci”, të renovuara nga KFOR-it Turk në Kosovë. (Shkolla “Mati Logoreci” në Prizren, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë edhe në fillimin e punimeve të rrugës Arbanë - Landovicë në Prizren. (Në afërsi të varrezave të dëshmorëve në Landovicë, ora 12:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në fillimin e punimeve të rrugës Arbanë-Landovicë. (Landovicë, Varrezat e Dëshmorëve, ora 12:30)  

- Kryeministri Avdullah Hoti viziton komunitetin boshnjak në Reçan. (Reçan, ora 13:30)

- Në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë do të mbahet paraqitja e parë e Hysni Gucatit. (https://www.scp-ks.org/sq/transmetim, ora 15:00)

- Kryeshefi Ekzekutiv i Korporates Financiare te Zhvillimit Ndërkombëtar të ShBA-ve, Adam Boehler mban një konferencë telefonike për shtyp në të cilën do të diskutojë sesi delegacioni i fundit i qeverisë amerikane në Greqi, Kosovë, Serbi, Izrael dhe Marok avancoi marrëveshjet ekonomike dhe investimet e sektorit privat për të mbështetur zhvillimin global dhe politikën e jashtme të SHBA. (https://www.eventbrite.com/e/telephonic-press-briefing-with-us-international-development-finance-tickets-123158497381, ora 17:00)