28 Mars 2024

Samsung paraqet modelin B7722

Seul, 16 qershor - Samsung zyrtarisht e paraqiti modelin B7722 – celular me dy kartela SIM, ekran me prekje me madhësi 3,2 inç, me kamerë prej 5 Megapixels rezolucion dhe mbështetje për lidhjen Wi-Fi.

Samsung B7722 ka dimensione 113.5 x 55.5 x 14.3mm dhe peshon 112 gram. Ekrani me prekje është me një rezolucion prej 240х400 piksel, dhe kamera prej 5 megapiksel është me fokus automatik.

Celulari duhet të jetë në treg këtë muaj, me një çmim prej 420 euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)