19 Prill 2024

Samsung Galaxy Note 8 nga sot është në të gjitha tregjet e botës

Seul, 16 shtator - Samsung Galaxy Note 8 nga sot është në të gjitha tregjet e botës. Kjo është një pajisje e destinuar për përdoruesit të cilët duan të arrijnë më shumë.

Galaxy Note8 e çon inovacionin e biznesit në një nivel tjetër, me karakteristika të përparuara që përmirësojnë performancën, produktivitetin dhe sigurinë për një gamë të gjerë industrish, duke thjeshtuar mënyrën se si punohet dhe realizimin e detyrave të ndryshme.

Falë aplikimit të ri Pair, përdoruesit e smartfonit Galaxy Note8 mund të krijojnë një dyshe aplikacionesh të personalizuar në menunë Edge dhe të mundësojnë përdorimin lehtësisht për dy aplikacione në të njëjtën kohë.

Për personat që udhëtojnë shpesh jashtë shtetit ose kur hapin një faqe interneti në një gjuhë të huaj, opsioni i përkthimit të përmirësuar të stilolapsit S pen ju lejon të përktheni shpejt, jo vetëm fjalë të veçanta, por fjali të plota deri në 71 gjuhë dhe të konvertoni në çast në njësi të ndryshme dhe valuta të huaja.

Samsung ka qenë gjithmonë e orientuar drejt futjes së standardeve të reja për cilësinë e kamera në smartfon dhe kamera e Galaxy Note8 është kamera më të mirë deri tani. Kjo është një veçori e madhe Live Focus që ju lejon të kontrolloni fotografinë në thellësi të fushës duke i lejuar përdoruesit të rregullojë efektin bokeh gjatë shikimit të fotove dhe pas kapjes së një imazhi të palëvizshëm si dhe kapjes së dyfishtë me të cilën regjistrohen të dy kamerat e pasme në të njëjtën kohë – një kënd i gjerë dhe tjetri i ngushtë – spjegoi fotografi shqiptar Alban Sipri kur foli për eksperiencën me pajisjen.

Dizajni i smartfonit Galaxy Note8 është i bazuar në trashëgiminë e pajisjes Galaxy. Katër vjet më parë, Samsung prezantoi pajisjen e parë të papërshkueshme nga uji Galaxy. Sot, përdoruesit e teelfonave Note mund ta marrin ate pothuajse kudo në sajë të rezistencës të provuar ndaj ujit dhe pluhurit (IP68) të vetë pajisjes, si dhe stilolapsit S Pen, i cili shkruan edhe kur ekrani është i lagësht.

Galaxy Note8 ofron lehtësi hapje nëpërmjet skanimit për përdoruesit nga fusha e biznesit. Për shembull, për përdoruesit që punojnë në fushën e shëndetit, inxhinierisë civile ose të sigurisë publike, të cilët e gjejnë veten në një situatë ku ata kanë nevojë për të zhbllokuar telefonin pa pasur nevojë të rrëshqasin gishtin e tyre mbi ekran ose të skanojnë një gjurmë gishtash. Për më tepër, smartfoni Galaxy Note8 përshtatet me Samsung DeX për të gjithë ata që kanë nevojë të lehtësojnë përvojën e tyre mobile në përvojën e desktopit, pavarësisht nëse janë në shtëpi, zyrë apo në lëvizje ose udhëtim .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)