27 Prill 2024

Samsung Droid Charge del në treg nga sot

Berlin, 3 maj - Më herët ishte thënë se Samsung do ta ketë edhe një telefon të avancuar në Android.

Më saktë bëhet fjalë për modelin Samsung Droid Charge, lansimi i të cili ishte pritur të bëhet nga kompania amerikane Verizon.

Telefoni do të jetë i pajisur me ekran të ndjeshëm në prekje me 4.3 inç dhe teknologjinë Super Amoled, e cila tashmë përdoret në modelin ekzistues Galaxy SII.

Tani, thuhet se ky model do të mund të paraqitet në treg gjatë javës së ardhshme.

Sipas Android Central, sasia e parë e këtij modeli do të shpërndahet të hënën, mirëpo urdhëri është që i njëjti “të mos shitet”, para datës 3 maj.

Më vonë është kuptuar se arsyeja kryesore se pse ky telefon është shtyrë për këtë datë, janë përmirësimet e operatorit amerikan në rrjetin 4G, funksionalitet të cilin e ofron ky model i ri i Samsung.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)