26 Prill 2024

Rritet numri i shfrytëzuesve të Internetit në Kinë

Pekin, 21 janar - Numri i shfrytëzuesve kinezë të Internetit gjatë vitit të kaluar është rritur për një shifër rekorde prej 457 milionë personave, publikoi Pekini zyrtar.

Vetëm gjatë vitit të kaluar numri i shfrytëzuesve të Internetit në vend me më së shumti banorë në botë është rritur për 19 për qind. Në Kinë tani ka për 50 për qind më shumë shfrytëzues të rrjetit informativ sesa që SHBA-ja ka banorë.

Qendra informative kineze pohon se shfrytëzimi i rritur i Internetit ka të bëjë me shfrytëzimin e telefonave celularë përmes të cilave mund të “surbohet” në internet. Numri i personave të cilët internetin e shfrytëzojnë përmes telefonave të tyre celularë është rritur për 29,6 për qind.

Qeveria kineze promovon në mënyrë aktive shfrytëzimin e Internetit në biznesin dhe arsimin, ndonëse zbaton censurë përmes bllokimit të përmbajtjeve të cilat konsideron se janë subversive dhe pornografike.

Për ekspansionin e madhe të Internetit kontribuoi edhe rritja e shpejtuar ekonomike prej afërsisht dhjetë për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)