26 Prill 2024

Robotët e së ardhmes

Californi, 4 dhjetor - Shkencëtarët e së ardhmes pohojnë se 10 vjeçari i dytë i shekullit të XXI do jetë dëshmitar i ngritjes së “ushtrisë mekanike” dhe se kjo ngritje do të trondisë jetën private dhe publike po aq sa interneti.

Drejtuese i Institutit të së ardhmes në Californi dhe shkencëtare e së ardhmes, Marina Gorbis, theksoi se shumë shpejt robotët numri i të cilëve sa vjen e rritet do të sundojnë në jetën tonë duke filluar në pjesëmarrjen në luftëra deri tek rregullimi dhe sistemimi i kuzhinës.

Sipas një lajmi të gazetës “The Guardian”, Gorbi beson se njerëzit dhe robotët mund të krijojnë një “botë të mundësive të reja”.

Ushtria amerikane ka mbështetur prodhimin e një roboti mekanik me 4 këmbë, i cili mban pesha dhe quhet \"BigDogs\". Me anë të sensorëve që i tregojnë rrugën këta robotë mund të mbajnë një peshë prej 150 kg në një terren të rrezikshëm.

Ndërsa robotët sondë të ajrit vëzhgojnë objektivat e tyre në Afganistan dhe mbartin pesha me helikopterë të komanduar nga larg.

Brenda një kohe të shkurtër robotët do të hidhen dhe në fushën e ndërtimit. Universiteti i Karolinës së Jugut me ndihmën e kompjuterëve zhvilloi një sistem të quajtur “Contour crafting” ku robotët mund të punojnë si muratorë.

Bie fjala se duhet të përcaktohet ulja deri në 75% e kohës dhe shpenzimeve të ndërtesës. Robotët në Korenë e Jugut ndihmojnë mësuesit në lëndët e gjuhës duke përsëritur disa here fjalët dhe shprehjet. Nga ana tjetër po punohet mbi makinat automatike (mund të ecin vetë).

Në mënyrë të pashmangshme robotët do të ndikojnë negativisht në punën e njeriut. Gorbis pohon se duke parë rrjedhën e zhvillimeve vitet e ardhshme shtetet e zhvilluara do të pësojnë një rritje 10 % të papunësisë.

Sipas Gorbis kur robotët të zënë vendet e punëtorëve mund të plasë një stuhi politike dhe diskutime rreth punësimit të emigrantëve.

“Jemi në një periudhë tranzite. Kjo i ngjason periudhës kur bujqësia ka filluar të përdorë makinat. Edhe atë kohë një pjesë e njerëzve kishin mbetur të papunë” tha ajo.

Gorbis theksoi se vendosja e aparateve të ndryshme dhe sensorëve në trupin e njeriut mund t’i bëjë njerëzit robotë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)