15 Shtator 2019

Promovohen veprat "Letërsia Lëvizëse” dhe "Feminizmat në Kosovë"

Prishtinë, 26 dhjetor - Alter Habitus organizon promovimin e përmbledhjes me poezi "Letërsia Lëvizëse” ed. 1, si dhe në promovimin e vëllimit të parë të  "Feminizmat në Kosovë". 

‘Letërsia Lëvizëse’ ed. 1 u zhvillua në shtator të këtij viti, në tri qytete, në Istog, Ferizaj dhe Prishtinë. Leximet e poezive në këto tri mbrëmje leximi botohen në këtë përmbledhje.

Në këtë mbrëmje, Alter Habitus ka nderin që të ketë në panel Resmije Kryeziun, Agim Vincën, Ag Apollonin dhe Zyrafete Shalën për të diskutuar rreth letërsisë moderniste të viteve 1970 dhe aspekte tjera që kanë të bëjnë me letërsinë feministe.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 shtator 2019 - Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani, takohet me strukturat dhe banorët e fshatit Gjonaj, në Prizren. (Shtëpia e Kulturës në Gjonaj. ora 16:30)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani takohet me strukturat dhe banorët e fshatit Korishë, në Prizren. (Restoran “Blerta” në Korishë. ora 17:30)

- Mbahet nata e dytë e Festivalit Ndërkombëtar të Valleve për Fëmijë “Ylberi i Prishtinës”. (Amfiteatri i Sheshit “Zahir Pajaziti”, ora 18:00)

- Shfaqet filmi lidhur me Javën e Zhvillimit të Qëndrueshëm i Kosovës dhe Javën e Diplomacisë së Klimës konferenca ndërkombëtare të nivelit të lartë që shqyrtojnë sfidat kryesore mjedisore të Kosovës, do të organizohen për herë të dytë në Kosovë. (Muzeu Kombëtar i Kosovës, ora 19:00)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani takohet takohet me rininë e Prizrenit. (Te Shatërvani, ora 19:00)