28 Janar 2021

Projektligji i ri rus do të zgjerojë censurën në internet

Moskë, 24 nëntor - Organizata Human Rights Watch (HRW) po i bën thirrje parlamentit rus të hedhë poshtë një projektligj të ri, që u jep autoriteteve fuqinë për të bllokuar faqet e internetit të cilat bllokojnë përmbajtjen e mediave shtetërore ruse. HRW thotë se kjo do të rrisë censurën në Rusi.

Anastasia Zlobina, koordinatore për Evropën dhe Azinë Qendrore në HRW, tha në një deklaratë më 23 nëntor se "bllokimi i plotë i platformave në internet të përdorura nga miliona rusë, siç propozon ky projektligj, bën të kundërtën e mbrojtjes së qasjes në informacion".

Projektligji i ri, i cili u paraqit në parlament më 19 nëntor, parasheh që të ketë një regjistër për "pronarët e faqeve të internetit" që censurojnë "informacione me rëndësi publike", nëse autoritetet gjykojnë se censura është "diskriminuese ose e bazuar në sanksione ekonomike dhe politike kundër Rusisë”.

Legjislacioni i propozuar autorizon prokurorin e përgjithshëm të urdhërojë bllokim të plotë ose të pjesshëm të faqeve të internetit, nëse ato vazhdojnë të "shkelin" të drejtën e rusëve për qasje në informacion.

Që nga prilli, autoritetet ruse regjistruan të paktën 20 raste, në të cilat platformat në internet si Twitter, Facebook ose YouTube censuruan përmbajtjen nga kompanitë shtetërore të mediave ruse si RT dhe RIA Novosti.

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në qershor vendosi për katër çështje të ngritura kundër Rusisë, duke thënë se bllokimi i faqeve në internet shkel të drejtën e pronarëve për të dhënë informacion dhe të drejtën e publikut për t'i pranuar ato.

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Dhjetor 2020

- Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ekrem Hysenaj do të mbaj konferencë për media, në të cilën do të prezantoj aktivitetet e zhvilluara, si dhe rezultatet e arritura të ATK-së gjatë vitit 2020. (Zyra qendrore e ATK-së, ora 10:00)

- KDI organizon konferencën për media ku do të shpaloset “Indeksi për Perceptimin e Korrupsionit” për vitin 2020 përgatitur nga Transparency International. (Zyret e KDI-së, ora 10:00)  

- Mbahet mbledhja e parë e rregullt për vitin 2021 të Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Promovohet libri “Krime serbe në Kosovë”, i autorit Çerçiz Loloçi. (Qendra Mediale të Kolegjit AAB, ora 11:00)

- Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, merr pjesë në prezantimin e pullës postare, dedikuar personelit shëndetësor që kanë humbur jetën gjatë ballafaqimit me COVID-19. (Ministria e Shëndetësisë, ora 11:00)

- Universiteti "Fehmi Agani" në Gjakovë organizon ngjarjen kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, e cila këtë vit i është kushtuar albanologut austriak - hebre Norbert Jokl. (Ambientet e Fakultetit të Edukimit-Filologjisë në Gjakovë, ora 12:00)

- Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, merr pjesë në përurimi i fillimit të punimeve për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë familjare në Strellc të Deçanit. (Strellc – Deçan, ora 12:30)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet afër Ministrisë së Shëndetësisë. (Afër Ministrisë së Shëndetësisë, ora 13:00)

- Kandidati për deputet i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, mban konferencën për medie. (Zyra e AAK-së, ora 13:00)

- Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, viziton stadiumin e Klubit të Futbollit “Vëllaznimi”, në Gjakovë. (Stadiumi i Klubit të Futbollit “Vëllaznimi”, ora 15:00)

- Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj merrë pjesë në takimin në mbështetje të nominuarëve për deputet në Skenderaj. (Lokali 'Te Mixha' në fshatin - Polac, Skënderaj, ora 16:30)