19 Mars 2024

Prezantohen Samsung Galaxy Z Flip4 dhe Galaxy Z Fold4

Seul, 10 gusht - Samsung Electronics prezantoi sot gjeneratën e ardhshme të telefonave inteligjentë novator të palosshëm: Galaxy Z Flip4 dhe Galaxy Z Fold4.

Të dy pajisjet karakterizohen nga faktorë të personalizueshëm të formës, përvoja të përshtatura dhe performancë të përmirësuar.

Tani në gjeneratën e saj të katërt, seria Galaxy Z vazhdon të shkëputet nga tradicionalja për të ofruar ndërveprime të reja me ndikim, që përmirësojnë jetën e përditshme.

“Pajisjet e palosshme të Samsung Galaxy janë ndërtuar mbi themelin e filozofisë sonë të hapur, duke ofruar mundësi të reja me një personalizim të plotë si nga brenda ashtu edhe jashtë."

"Të krijuara në bashkëpunim me partnerët tanë të klasit botëror, pajisjet e ardhshme të palosshme ofrojnë përvoja të pashembullta celulare që plotësojnë nevojat e përdoruesve tanë më dinamikë," tha Dr. TM Roh, President dhe Shef i Biznesit Mobile eXperience në Samsung Electronics.

“Përmes fokusit tonë të palëkundur dhe lidershipit në këtë industri, entuziazmi për pajisjet e palosshme vazhdon të rritet. Ne e kemi transformuar me sukses këtë kategori nga një projekt radikal në një linjë pajisjesh të zakonshme që gëzon miliona njerëz në mbarë botën.”

Si një dëshmi e përkushtimit të Samsung ndaj mjeshtërisë superiore, çdo komponent në të dy pajisjet është analizuar tërësisht për të ofruar një përvojë vërtet të optimizuar për të siguruar që çdo konsumator të ketë një pajisje që i përshtatet nevojave të tij.

Galaxy Z Flip4 bazohet në suksesin e faktorit ikonik të formës së Samsung, duke shtuar veçori të tjera kyçe, duke përfshirë një përvojë të përmirësuar të kamerës, një bateri më të madhe  dhe personalizim të zgjeruar, duke ruajtur dizajnin e tij ultra kompakt.

Galaxy Z Fold4 hap mundësi të reja për përdoruesit duke ofruar përvojën më gjithëpërfshirëse celulare të Samsung deri më sot, duke ofruar dizajn që ndryshon formën, ekrane që të përfshijnë në zemër të përmbajtjes dhe veçori multitasking si kompjuter, përveç teknologjisë së përparuar të kamerës dhe procesorëve të fuqishëm celularë.

Galaxy Z Flip4, pajisja më e fundit e vetë-shprehjes si nga brenda ashtu dhe jashtë

Galaxy Z Flip4 përmirëson veçoritë e preferuara të përdoruesve tanë, duke e bërë atë pajisjen e fundit më të fuqishme për shprehjen e vetes përmes përmbajtjeve të ndryshme, foto, video etj, por edhe falë personalizimit të dizajnit.

Dizajni i tij kompakt si guaskë ofron përvoja unike që nuk janë të disponueshme në asnjë smartphone tjetër.

Xhironi video pa duar ose shkrepni selfie në grup në kënde të ndryshme duke e palosur pjesërisht Z Flip4 për të aktivizuar FlexCam. Këto mund të shijohen edhe në aplikacionet e preferuara të përdoruesve.

Falë partneritetit të Samsung me Meta, FlexCam është optimizuar për platformat më të njohura sociale, duke përfshirë Instagram, WhatsApp dhe Facebook.

Bëni më shumë gjëra se kurrë me Z Flip4 duke shkrepur selfie me cilësi të lartë direkt nga ekrani duke përdorur kamerën kryesore me Quick Shot të përmirësuar.

Filloni regjistrimin e videos me cilësi të lartë në modalitetin Quick Shot dhe më pas kaloni pa më të voglin problem në Flex Mode për të vazhduar regjistrimin pa duar pa e ndalur videon – ideale për krijuesit e përmbajtjeve (kontentit) dhe blogerët.

Përdoruesit tani janë në gjendje të bëjnë selfie në modalitetin e portretit dhe të shohin pamjen paraprake në raportin aktual të fotografisë kur përdorin Quick Shot.

Me një kamer të përmirësuar të pajisur me një sensor 65 për qind më të ndritshëm të mundësuar nga platforma celulare Snapdragon® 8+ Gen 1, fotot dhe videot janë më të qarta dhe më të qëndrueshme – ditën ose natën.

Z Flip4 është krijuar për t'u përdorur vërtet 'pa duar' – duke bërë më shumë gjëra pa e hapur aspak telefonin. Kryeni telefonata, përgjigjuni mesazheve, hapni makinën dhe madje kontrolloni SmartThings Scene, të gjitha nga ekrani kryesor pa zhbllokuar telefonin.

Galaxy Z Flip4 mund të shkrepë, shfaqë përmbajtje dhe lidhet më gjatë ndërmjet karikimeve me baterinë e zgjeruar 3,700 mAh.

Me Super Fast Charging, të mbështetur tani në Z Flip4, karikoni deri në 50 për qind për rreth 30 minuta, duke i mbajtur përdoruesit të lidhur kur ata janë drejt fundit të baterisë.

Me menteshën më të hollë, skajet e drejtuara, xhamin e pasmë me kontrast të mjegulluar dhe kornizat metalike me shkëlqim, dizajni është dizajni jonë më i rafinuar deri më tani.

Përdoruesit mund ta personalizojnë plotësisht Z Flip4 brenda dhe jashtë, me Galaxy Themes si në ekranin kryesor ashtu dhe në ekranin cover kur telefoni është i bllokuar, për të plotësuar stilin e tyre me fonte, ikona dhe dizajne të personalizuara.

 Plus, përdoruesit mund të krijojnë ekranin e tyre cover me dizajne të reja të orës dhe sfonde në formate të ndryshme si imazhe, GIF dhe madje edhe video. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)