04 Dhjetor 2022

Përshtatja me ndryshimet teknologjike kusht për zhvillimin e ndërmarrësisë

Gjilan, 17 nëntor - Organizuar nga Fakulteti Ekonomik në partneritet me Qendrën e Inovacionit të Kosovës (ICK), në Universitetin Publik “Kadri Zeka” u mbajt tryeza e debatit me temën: “Mundësitë për ndërmarrësit pas pandemisë COVID 19”, në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë – #GEË Kosova 2022.

Përfaqësues të bizneseve treguan përvojat e tyre gjatë kësaj kohe dhe mundësitë që janë krijuar për ndërmarrësit pas kësaj periudhe, përkatësisht kërkesat e reja  në periudhën pas-pandemike.

Erton Namoni nga kompania “ASK-Food”, Fitore Rrudhani nga kompania “Floil”, Armend Ukshini nga organizata “Aralytics” si dhe Migjen Toska nga kompania “Toska Electronics”, vunë theksin te fakti që në periudhën pos-tpandemike ndërmarrësia ka nevoja të shtuara për kuadro që përshtaten në ndryshimet teknologjike.

Ata thuaja njëzëri konstatuan se për këtë kategori të kuadrove ka shumë kërkesa nga ana e bizneseve, duke përcjell porosinë të studentët që duhet të përgatiten në këtë drejtim.

Në këtë bashkëbisedim mes ndërmarrësve dhe studentëve e profesorëve u trajtuan edhe tema specifike për mundësitë që studentët nesër të jenë vetë ndërmarrës. U theksua nevoja e mbështetjes së ndërmarrësisë në Kosovë pasi që ajo është motori i zhvillimit ekonomik.

Në fund, Dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof.Asoc.Dr. Xhevat Sopi, ka falënderuar panelistët për kontributin në organizimin e këtij debati, për të cilin tha se do të jetë si një fillim që do të vazhdoj të bëhet më i shpeshtë e jo vetëm në kuadër të GEW, duke e rritur dhe zgjeruar bashkëpunimin mes Fakultetit dhe bizneseve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 dhjetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, prezantojnë buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Komunës së Gjakovës. (Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova”, Gjakovë, ora 15:00)