27 Prill 2024

Opera Mobile 10.1 për Symbian, më i shpejtë se kurrë

SHBA, 27 nëntor - Opera Mobile 10.1 gjatë ditës së djeshme është paraqitur edhe zyrtarisht për platformën Symbian.

Pas një periudhe të beta testimit publik, shfletuesi nga Norvegjia është paraqitur më i shpejtë se kurr më parë dhe tani është ndoshta edhe shfletuesi më i shpejtë për Symbian.

Versioni 10.1 është paraqitur në debutim përkrahë motorit të ri JavaScript Carkan, i cili e bënë përpunimin JavaScript nëntë herë më të shpejtë sesa në Opera 10.0.

Gjithashtu në versionin e ri është sjellë edhe përkrahja e re e gjeolokacionit.

Kjo iu mundëson shërbimeve që shërbimet online për harta dhe faqet për udhëtim (dhe Google Search) të njohin lokacionin tuaj dhe të përshtatin ashtu si duhet përmbajtjen.

Veçori tjera që janë bërë në versionin final 10.1 (që gjithashtu kanë qenë të pranishme ose në beta ose në versione të mëhershme të Opera për Symbian) përfshijnë shfletimin me tabs, menaxher të fjalëkalimeve, Opera Link, Speed Dial, përkrahje për shfletim të shpejtë, tastierë virtuale QWERTY, përkrahje për auto-rrotullim, etj.

Si zakonisht edhe në version 10.1 është përfshirë Opera Turbo. Kjo veçori kur ndizet mundëson që ueb faqet të zvogëlohet deri në 20 për qind të madhësisë origjinale, përmes shfrytëzimit të proksi serverit të Opera për të ri-përpunuar përmbajtjen para se ajo të dërgohet tek pajisja.

Opera Mobile 10.1 për Symbian mund të shkarkohet duke shkuar tek m.opera.com, përmes shfletuesit të integruar të celularit tuaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)