19 Shtator 2020

OEK dhe Qeveria Gjermane me marrëveshje për transformim digjital

Prishtinë, 10 shtator - Oda Ekonomike e Kosovës dhe Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, kanë nënshkruar marrëveshjen për partneritet strategjik që për qëllim ka transformimin digjital dhe konkurrueshmërinë e sektorit privat.

Kjo marrëveshje është mbështetur nga Qeveria Gjermane, përmes GIZ Kosova, në kuadër të projektit për Krijimin e Punësimit Përmes Promovimit të Eksportit.

Komponentat kryesore të kesaj marrëveshje janë digjitalizimi i shërbimeve dhe proceseve të Odës Ekonomike të Kosovës dhe digjitalizimi i sektorit privat.

Komponenta e digjitalizimit të sektorit privat përfshin studimin bazë mbi statusin e digjitalizimit në Kosovë, trajnimin dhe çertifikimin e gjeneratës së parë të konsulentëve digjital në Kosovë.

Studimi mbi digjitalizimin do të fokusohet në 3 sektor kyç për ekonominë përkatësisht në sektorin e prodhimit, agrobiznesit dhe shërbimeve.

Ky studim ka për qëllim të diagnostifikoj gjendjen aktuale të bizneseve në raport me përdorimin e mjeteve digjitale dhe nevojës për digjitalizim brenda kompanisë.

Transformimi digjital si qëllim i këtij projekti do i’u ndihmonte bizneseve Kosovare në ngritje të kapaciteteve, rritje të prezencës gjeografike e digjitale, depërtim në tregje të reja dhe orientim kah konsumatori.

Në anën tjetër, digjitalizimi i shërbimeve dhe proceseve të Odës Ekonomike të Kosovës është parakusht për fuqizimin e rolit të sektorit privat dhe të nxitjes së konkurrueshmërisë. Integrimi i softuereve të intelegjencës biznesore bashkë me softuer për menaxhim të marrëdhënieve me klientin, të cilat parashihen në projekt, do ju shërbejnë bizneseve, stafit dhe vendimmarrësve si  platform për komunikim dhe bashkëpunim, në funksion të zhvillimit të sektorit privat dhe ndërkombëtarizimit të bizneseve.

Kjo marrëveshje e rëndësishme u konkretizua pas një komunikimi të vazhdueshëm dy palësh mes Odës Ekonomike të Kosovës dhe GIZ, rrjedhimisht  është zotimi për partneritet strategjik që do e mundësoj nxitjen e transformimit digjital si parakusht për zhvillim të bizneseve dhe do  t‘i japë temës së digjitalizimit rëndësinë që i takon.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Shtator 2020 - Për nder të 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet, “Muzeu Lëvizës”, Komuna e Prishtines bashkë me Muzeun e mirëpresim edhe nënkryetaren e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani dhe drejtoreshën ekzekutive të Unioni i Bashkive Shqiptare të Rajonit, Andriola Kambo hapin 'Muzeu Lëvizës'. (Sheshi 'Ibrahim Rugova', ora 10:00)

- Let’s Do It Kosova në kuadër të Lëvizjes Globale “Let’s Do It World” sjell përsëri në Kosovë “Ditën e Pastrimit të Botës 2020” ku do të fillojë me aktiviteti te pastrimin e qytetit nga mbeturinat. (Në afërsi të stadiumit “Fadil Vokrri”, lokacioni te parkingu i autobusëve, ora 11:00)

- Udhëhqës të Komunës së Prishtinës bashkë me Unionin e Bashkive Shqiptare të Rajonit, Andriola Kambo zhvillojnë një vizitë në Muzeun e Kosovës. (Muzeu i Kosovës, ora 11:30)

- Let’s Do It Kosova vazhdon me aktivitetin e dytë qëndror për shënimin e “Ditës së Pastrimit të Botës 2020”. (Parku i Qytetit të Prishtinë, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flasin Kryetari i LV-së, Albin Kurti dhe Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë, Kreshnik Ahmeti. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 14:00)

- Përfaqësues të lartë nga Prokuroria Themelore në Gjilan, Inspektorati Policor i Kosovës dhe Policia e Kosovës mbajn konferencë për media, të organizuar nga Prokuroria Themelore në Gjilan, lidhur me aksionin e realizuar mbrëmë në fshatin Karaçevë, komuna e Kamenicës dhe rajone tjera. (Prokuroria Themelore në Gjilan, rruga ‘’Marie Shllaku’’, ora 14:00)

- Udhëhqës të Komunës së Prishtinës bashkë me Unionin e Bashkive Shqiptare të Rajonit, Andriola Kambo zhvillojnë një vizitë në Kopshtin me Bazë në Komunitet “Cicërimat”. (Kopshtin “Cicërimat”, ora 14:00)

- Udhëhqës të Komunës së Prishtinës bashkë me Unionin e Bashkive Shqiptare të Rajonit, Andriola Kambo zhvillojnë një vizitë në Parku Germia. (Parku Germia, ora 15:00)