25 Prill 2024

Numri i shfrytëzuesve të internetit celular arrin në një miliardë

Helsinki, 19 janar - Numri i shfrytëzuesve të internetit celular në botë dyfishohet me një shpejtësi të madhe dhe pritet që gjatë vitit 2011 kjo shifër të tejkalojë një miliardë shfrytëzues, parashikon kompania Erikson.

Ky prodhues i pajisjes telekomunikuese pret që pjesa më e madhe e shfrytëzuesve të internetit celular, rreth 400 milionë, të ketë në rajonin aziatiko-pacifik, ndërsa në Amerikën e Veriut dhe Evropën Perëndimore do të ketë nga 200 milionë shfrytëzues.

Shfrytëzimi i internetit celular shpejtohet me rritjen e shitjes së “telefonave smart” dhe të kompjuterëve lap-topë, si dhe me vendosjen e rrjetave me performanse të larta.

Eriksoni vlerëson se deri në vitin 2015 numri i shfrytëzuesve të internetit celular do të ngjitet deri në 3,8 miliardë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)