23 Korrik 2019

Norvegjia e interesuar të përkrahë Kosovën në fushën e e-Qeverisjes

Prishtinë, 4 dhjetor - Ministri i Ministrisë së Administratës Publike , Mahir Yagcilar, ka pritur në takim Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Strand Sjaastad.

Në këtë takim, Ministri Yagcilar dhe Ambasadori Sjaastad kanë bashkëbiseduar rreth përkrahjes norvegjeze në fushën e e-Qeverisjes. Ambasadori norvegjez ka shprehur gatishmërinë për ofrimin e përvojave norvegjeze për institucionet e Kosovës në fushën e e-Qeverisjes, duke u bazuar në rolin e rëndësishëm, që ka Ministria e Administratës Publike, në kuadër të së cilës funksionon Agjencia e Shoqërisë së Informacionit.

Me këtë rast, ministri Yagcilar pos që e ka falënderuar ambasadorin Sjaastad për mbështetjen, ai e ka informuar atë lidhur me gjendjen aktuale në institucionet e Republikës së Kosovës dhe me të arriturat në fushën e e-Qeverisjes dhe të modernizimit të administratës publike në Kosovë.

Ministri tha se  Kosova posedon legjislacion përkatës për avancimin e kësaj fushe, kurse MAP-i ofron mbështesje teknike për infrastrukturën e TIK-ut, për të gjitha institucionet, përfshirë edhe nivelin e pushtetit lokal. Ambasadori u njoftua edhe me një varg projektesh të realizuara, që krijojnë parakushte për zhvillimin e mëtejmë të sistemeve të informacionit siç janë: ndërtimi  i infrastrukturës se rrjetit kompjuterik shtetëror për të gjitha institucionet e Kosovës, ndërtimi i Qendrës së të Dhënave Shtetërore, zhvillimi i Platformës se Interoperabilitetit (Ndërveprimit), krijimi i Portalit për të Dhënat e Hapura si dhe projekte të tjera me rëndësi.

Gjithashtu, Ministri Yagcilar ka theksuar  se jemi në fazë të vazhdimit të investimeve në krijimin e Portalit Shtetëror të Shërbimeve Elektronike, si mundësi për ofrimin e shërbimeve online.

Ndërkaq, ambasadori Sjaastad ka falënderuar ministrin Yagcilar, si dhe ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e kontakteve për identifikimin e prioriteteve të cilat kanë të bëjnë me zhvillimet e e-Qeverisjes, ku mund të ofrohet mbështetja nga ambasada e Norvegjisë në këtë fushë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 korrik 2019 - Mbahet ceremonia e nënshkrimit të momerandumit të bashkpunimit mes Komunës së Lipjanit dhe Organizatës “Qatar Charity”. (Komuna e Lipjanit, Zyra e Kryetarit, ora 9:30​)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala interviston  Sebaudin Ramaxhiku, Zyrtar Ligjor në Telekom dhe Arben Hlili, Shef i Kontabilitetit Departamenti i Financave në Telekom. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në shpërndarjen e lopëve qumështore, për përfituesit nga thirrja e hapur nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. (Tregun i Kafshëve, rruga e tranzitit, Arbanë, ora 11:30 - Nisja do të bëhet nga Shtëpia e Bardhë, ora 11:00)

- Partnerët implementues OJQ Dera e Hapur dhe OJQ SOZM organizojnë panairin e Artizanateve dhe Trashëgimisë Kulturore në Prishtinë. (Sheshi “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit të Punës së Komisionit për sesionin pranveror 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Nën përkujdesjen e Kryetarit, Lutfi Haziri, bëhet promovimi i librit “Le secret de Blerim et autres fictions - Sekreti i Blerinit dhe proza të tjera” i autorit Jean Yves Carlen. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjilan, ora 12:00)

- Grupi i Aktivistëve organizojnë marshin protestues kundër racizmit për të kërkuar përgjegjësi para Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Sheshi "Skënderbeu", ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flasin nënkryetari Besnik Bislimi dhe Drejtuesi i Grupit Parlamentar Glauk Konjufca. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë mban seminar te Biznesit Ndërkombëtar për Zhvillimin e Zonës Industriale të Re në Drenas në të cilën do të merr pjesë edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:30)