25 Prill 2024

Nokia prezanton modelin E6

Helsinki, 29 maj - Adhuruesit e telefonave Nokia ndoshta edhe mund ta kujtojnë paralajmërimin e kompanisë Nokia për modelin e ri të telefonit Nokia E6, i cili ishte bërë para një muaji.

Tani, i njëjti model është vënë në dispozicion për para-porosi në tregun britanik, për një çmim prej 349 funtash britanike, ndërsa Nokia E6 pritet të arrijë në treg gjatë muajit qershor.

Mirëpo në këtë çmim nuk përfshihet lidhja e kontratës me operatorin mobil.

Karakteristikat kryesore të këtij modeli janë ekrani LCD me 2.46 inç, i cili është i ndjeshëm në prekje, rezolucion me 640 x 480 piksel, 8GB memorie e brendshme, tastiera e plotë QWERTY, bateria me 1500mAh, si dhe opsioni me mikro SD kartelë e cila mund ta rrisë kapacitetin e ruajtjes së të dhënave.

Megjithatë, kjo nuk është e tëra që posedon ky model, pasi që E6 është i pajisur edhe me kamerë me 8MP, dy ndriçues LED, 2x digital zoom, si dhe HD video në 720p.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)