25 Prill 2024

Një asteroid po i drejtohet Tokës

Florida, 13 prill - Një asteroid i është drejtuar Tokës dhe pritet që të na kalojë shumë pranë në datën 8 nëntor të këtij viti.

I parë për herë të parë në vitin 2005 dhe i quajtur YU55, trupi kërcënues qiellor ka një diametër prej pothuajse 400 metrash dhe ai do të kalojë me të vërtetë fare pranë.

Sipas parashikimit të institutit hapësinor në Universitetin e Kembrixhit, asteroidi do të kalojë në një distancë prej 325 mijë kilometrash prej Tokës, sa 85% e distancës që kemi me Hënën.

Kjo do të jetë hera e parë që një trup qiellor në gjendje të kërcënojë njerëzimin do të kalojë kaq pranë planetit tonë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)