21 Shkurt 2020

Nisin punimet e konferencës ndërkombëtare për Siguri Kibernetike

Prishtinë, 15 maj - Komuniteti “Cyber Security and Privacy” organizon sot hapjen dhe punimet e konferencës ndërkombëtare për Siguri Kibernetike dhe Privatësi IV.

Në Konferencë do të marrin pjesë një numër i madh i institucioneve vendore dhe ndërkombëtare që e kanë mbështetur nismën e Komunitetit për Siguri Kibernetike dhe Privatësi si: Kuvendi i Republikës së Kosovës, Ministria e Ndërmarësisë dhe Inovacionit,  PTK, ARKEP, Ambasada Amerikane në Prishtinë, përfaqësues nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi,Bullgaria, Kroacia,  ekspert  dhe kompani të njohura ndërkombëtare te fushës se sigurisë kibernetike dhe privatësisë :Enisa, Google, Facebook, HackerOne, Gjirafa, Cisco, Deloitte etj.

Komuniteti “Cyber Security and Privacy” edhe sivjet ka siguruar folësit më me renome të fushës kibernetike dhe privatësisë.

Për herë të parë në Kosovë, në kuadër të CSP IV, vjen Agjencia e Bashkimit Evropian për Sigurinë e Rrjetit dhe Informacionit ENISA, e cila punon ngushtë me Shtetet Anëtare dhe sektorin privat për të ofruar këshilla dhe zgjidhje sa i përket teknologjisë kibernetike, zhvillimin e strategjive kombëtare të sigurisë kibernetike, bashkëpunimin e CSIRT-ve, ngritjen e kapaciteteve dhe shumë aspekte të tjera.

Po ashtu, Benjamin Kunz Mejri është risia e radhës e këtij edicioni të CSP-së. Ai renditet në top 5 hakerët më të mirë në Botë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 shkurt 2020  - Mbahet takimi i 178-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

- Grupi për Ballkan dhe anëtarët e tjerë të Grupit për Politika dhe Avokim Kosovë – Serbi mbajnë tryezën e diskutimit për të arriturat e dialogut teknik Kosovë – Serbi. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi (zyra e kryetarit, ora 10:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në akademinë përkujtimore për heroin Shaban Polluzha, me rastin e 75 vjetorit të rënies së tij. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim kryetaren e Kuvendit të Republikës, Vjosa Osmani (zyra e kryetarit, ora 15:00)

- Kryeparlamentarja Osmani mban fjalim para kuvendarëve të Gjilanit e më pas viziton shkollën fillore “Thimi Mitko”. (Salla e Kuvendit te Komunës së Gjilanit, ora 15:30)

- Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani dhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri do të shkojnë për vizitë ngushëlluese në familjen Bllaca. (Gjilan, ora 17:00)

Festivali Nderkombetar i Animacionit Anibar organizon natën e shfaqjes së filmit Please Vote for Me" dhe dhurimit të librit nga truAktiv. (Kinema "Jusuf Gërvalla" në Pejë, ora 19:00)