19 Prill 2024

Nga java e ardhshme do të lirohen paisjet e Teknologjisë Informative

Prishtinë, 8 prill - Ministria e Financave ka njoftuar se ministri Bedri Hamza përveq që ka sjellur në fuqi vendimet për lirim nga tatimi doganor dhe akciza për lëndën e parë, gjysëm produktet, linjat e prodhimit, gjithashtu nga java e ardhshme  do të lirohen paisjet e Teknologjisë Informative, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës duke përfshirë edhe pjesët rezervë për paisjet e prodhimit si dhe është duke e rishqyrtuar edhe legjislacionin e tatimit në të ardhura personale, të ardhura të korportës, Ligjin e TVSH-së dhe Ligjin e Administratës dhe Procedurës Tatimore.

Përmes rishikimit të legjislacionit, Ministria e Financave do të ndihmojë zhvillimin e sektorit privat, në këtë rastë sektorin e prodhimit që të ketë mundësi më të mëdha të zhvillimit të prodhimtarsië dhe ofrimit të shërbimeve jo vetëm brenda vendit tonë por edhe jashtë.

Vlenë të theksohet se rezultat  shumë pozitiv është arritur përmes vendimeve për lirim nga tatimi doganorë, dhe akcizës.

Tani do të vazhdojmë me reformën ligjore më të madhe në vendin tonë  me Ligjin e tatimit mbi vlerën e shtuar, ku përveç  lirimit të lëndës së parë e cila prodhohet në vendin tone, nga tatimi i vlerës së shtuar do të bartet  mbledhja e Tatimit të Vlerës së Shtuar nga kufiri  në brendësi të vendit, kjo reformë do të jetë një ndihmë shumë  e madhe për biznesin  për arsye se në të ardhmen bizneset nuk do të kenë të obligushme të paguajnë paraprakisht Tatimin e Vlerës së Shtuar në kufi me rastin e importimit pa e shitur mallin, por do ta paguajnë në brendësi të vendit pas periudheës së rregullt ligjore.

Kjo reformë mundëson që bizneset të kenë likuiditet më të madhë, biznesi do të ketë mundësinë që të investojë më shumë në zgjerimin e biznesit dhe do të kursehet nga kreditë dhe intereset e ndryshme  bankare që kanë qenë të obliguar ti marrin për të paguar Tatimin e Vlerës së Shtuar në kufi.

Kosova prinë për këtë reformë të madhe dhe  guxishme në Rajon, por Ministri i Financave është i përkushtuar për të bërë reforma që e ndihmojnë sektorin privat dhe që eluftojnë byrokracinë dhe informalitetin me të vetmin qëllim që Kosova të jetë atraktive për investitorët  e vendit dhe të huaj.

Më këtë rast Ministri i Financave  ftonë  të gjithë Komunitetin e biznesit dhe gjithë binzeset individuale që siç na kanë ndihmuar deri më tani të vazhdojnë të na ndihmojnë me kërkesa dhe këshilla në menyrë që ne ti ndihmojmë ata në kalimin e sfidave me të cilat përballet biznesi gjatë punës së përditshme në të bëreit biznes.

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)