20 Prill 2024

Në treg, tastiera shqipe nga Samsung

Tiranë, 22 prill - Më në fund duket se dikush ka dëgjuar kërkesat e konsumatorëve për të pasur një tastierë që ka fizikisht të vendosur shkronjat e gjuhës shqipe “ë” dhe “ç”, duke evituar kështu përfundimisht përdorimin e shkurtesave apo modifikimeve tjera për të shkruar në gjuhën standarde shqipe.

Lehtësira nga përdorimi i kësaj tastiere janë dukshëm të qarta dhe do të kenë efektin e vet në rastin kur do të shfrytëzohen prej atyre që përdorin shkurtesa (si alt+ 135 për “ç” apo alt+137 për “ë”), e gjithashtu edhe për ata që zëvendësojnë “w” me “ë” pasi të përfundojnë shkrimin e një teksti.

Deri tani shumica kanë përdorur modifikime të tilla si ato që u përmenden më lartë, apo kanë ndryshuar funksionet e një tasti të caktuar për të kryer rolin e “ë” dhe “ç”. 

Tastiera shqip është produkt i Samsung, sipas standardit të Microsoft, ndërsa mund të lidhet me laptop apo PC përmes portit USB, dhe kushton vetëm 8 euro, në dyqanin e Optimal në Tiranë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)