27 Prill 2024

Në shitje celulari i pazakontë xpPhone ITG

SHBA, 30 nëntor - Tashmë ka filluar shitja e celularit ekzotik xpPhone ITG. Kjo pajisje ka funksion telefoni dhe punon në platformë jo-standarde për telefona të mençur – Windows XP Embedded.

Edhe pse mund të konsiderohet se i përket klasës MID apo mini-tablo, ai ka specifika solide.

Ekrani i ndjeshëm në prekje, është me diagonale 4.8 inç, 8 apo 16 GB memorie të brendshme, kamerë 1.3 MP, posedon marrës GPS, adapter WiFi 802.11 b / gi Bluetooth 2.0, plus port VGA dhe USB.

Mbështet rrjetet e telefonave mobil GSM / GPRS / EDGE dhe WCDMA / HSDPA / HSUPA, CDMA / EV-DO apo GSM / GPRS / EDGE dhe TD-SCDMA/HSDPA, varësisht nga tregu.

Kjo pajisje mund të blihet në disa versione, ndërsa çmimi varësisht prej versionit, sillet mes 666 dhe 876 dollarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)