29 Mars 2024

Në Agjencinë e Regjistrimit Civil u vendos E-kiosku

Prishtinë, 4 maj - Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Agjencinë e Regjistrimit Civil në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, mbajtën ceremoninë e vendosjes së E-kioskut.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Selami Shkodra, si dhe kryetari i komunës së Prishtinës, z. Shpend Ahmeti prezantuan  E-kioskun e ri, me shumë funksione të reja ndryshe nga E-kiosku që është vendosur vite më parë.

Përveç certifikatës së lindjes, ekstraktit, certifikatës së vendbanimit, certifikatës së shtetësisë, certifikatës së martesës,  dhe tatimit në pronë tani në E-kioskun e ri do të mund të nxirren dhe të paguhet aty për aty.

Në të njëjtin aparat është i vendosur edhe telefoni që lidhet direkt me Qendrën e Thirrjeve të Komunës, ku secili qytetar mund ta informojë Komunën për çdo parregullsi.

Ky është projekt i Komunës së Prishtinës, ndërsa Agjencia për Regjistrim Civil ka lejuar hapësirën për vendosjen e E-kioskut, me qëllim të lehtësimit të shërbimeve për qytetarët e Prishtinës, të cilët tashmë të gjitha shërbimet mund të kryhen në një vend.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)