26 Nëntor 2020

NASA Space Apps Prishtina vjen online nga nesër deri me 4 Tetor

Prishtinë, 1 tetor - Gara e njohur e NASA, e cila në Kosovë organizohet nga Innovation Centre Kosovo (ICK) për të gjashtin vit me rradhë, do të mbahet online prej 2 deri me 4 Tetor.

Në edicionet e kaluara, projektet nga Kosova fituan çmimin “People’s Choice Award” (NatEv më 2015), dhe u renditën në Top5 për përdorimin më të mirë të të dhënave (Heliox më 2017).

NASA Space Apps është garë ndërkombëtare 48-orëshe e cila organizohet në qytete të ndryshme nga e mbarë bota, dhe ju ofron pjesëmarrësve të dhënat e hapura të NASA-së, me qëllim të krijimit të projekteve inovative në robotikë, vizuelizim të të dhënave, hardware, aplikacione dhe dizajn.

Përveq nga NASA, të dhënat për garë do të ofrohen të hapura edhe nga agjensionet CSA, CNES, JAXA dhe ESA.

NASA fton koduesit, ndërmarrësit, shkencëtarët, dizajnerët, gazetarët, artistët dhe profesionistë të fushave të ndryshme që të bashkohen në ngjarjen e cila ka karakter edukues dhe garues, me qëllim të gjetjes së zgjidhjeve për sfidat në Tokë dhe gjithësi.

Temat apo kategoritë për vitin 2020, përfshirë informatat e hollësishme në lidhje me nën-kategoritë i gjeni këtu.

Të gjithë të interesuarit duhet të regjistrohen individualisht, më se largu deri sot në mesnatë.

Garuesit mund të identifikojnë anëtarët dhe të krijojnë ekipet paraprakisht, ose të formojnë apo bashkohen me ekipe tjera (varësisht nga kualifikimet dhe nevoja), në hapje të garës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Nëntor 2020

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston drejtorin e Departamentit të mjedisit dhe ujërave, Muhamet Malësiu dhe drejtorin e Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore Gani Berisha, nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti dhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi marrin pjesë në përurimin e kompletit te veprave të prof. Anton Çettës. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston Kryetarin i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)