19 Prill 2024

NASA shtyn nisjen e anijes Endevër për shkak të motit

Florida, 8 shkurt - NASA shtyu hedhjen e planifikuar për sot të anijes hapsinore amerikan Endevër për të paktën 24 orë për shkak të motit të keq në vendin e hedhjes.

Gjashtë astronautë – 5 burra dhe një grua – kishin hyrë në anije për nisjes sot para agimit në qendrën e hapësirës Kennedy në Florida, por zona u mbulua nga re të dendura, duke shkaktuar anullimin e nisjes.

Ky mision është planifikuar të dërgojë pjesë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës për operacionin e fundit madhor për ndërtimin e këtij stacioni, i cili është afër përfundimit.

Pas këtij misioni 13 ditor, edhe 4 fluturime të tjera janë planifikuar para se ekujpazhi i stacionit ndërkombëtar të hapësirës të përfundojë në fund të këtij viti.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)