16 Prill 2024

Motorola prezanton modelet XPRT dhe Titanum

SHBA, 8 maj - Kompania Motrola në bashkëpunim me Sprint kanë prezantuar dy telefona të mençur “XPRT” dhe “Titanum”. Këto telefona biznesi i përkasin gjeneratës së dytë të Androidëve 2.2 dhe 2.1.

“Motorola XPRT”, i cili do të dalë në të gjithë pikat e shitjes së Sprint, do të kushtojë 129.9$. Ky prototip ka një ekran 3.1-inch me prekje, tastjerë një procesor 1 GHz, teknologjine 3G, një kamera në pjesën e pasme të tij që regjistron në 5 megapiksel, një memorje të integruar 2 GB, portë për kartë memorje deri në 32 GB, Bluetooth dhe WiFi.

Ndersa modeli tjetër “Motorola Titanium” është pasuesi i prototipit “Motorola i1” dhe krahas opsioneve të modelit “XPRT”, ka edhe sherbimet të Googel-it për celularë.

Ende nuk dihet se kur do te dalë në treg “Titanium” dhe sa do të jetë çmimi i tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)