20 Shtator 2020

Motorola me super-telefon në Android

SHBA, 29 gusht - Prodhuesi amerikan i telefonave celularë Motorola publikoi se deri në fund të këtij viti do të lëshojë në shitje "smartfon" nën sistemin operativ të Google me kod të hapur Android, me procesor prej dy gigahercëve.

Në të do të jetë i instaluar edhe procesori më i ri i Nvidia, ndërsa do të ketë edhe zhiroskop, pajisje kjo për matje të këndeve të sendeve me të cilat është i ndërlidhur, si dhe opsion për realizimin e video përmbajtjeve në teknologjinë me rezolutë të lartë.

Sipas mediave franceze, mbetet të shihet nëse këta dy giga-hercë do të përdoren realisht dhe çfarë ndikimi do të ketë në autonominë  e punës së telefonit të ri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Shtator 2020

- Forumi Ballkanik në emër të Platformës së Shoqërisë Civile për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut mban konferencë për shtyp në të cilën publikon raportin hulumtues, që është një vështrim mbi progresin e bërë nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor drejt zbatimit të zotimeve të tyre që nga Samiti i Ballkanit Perëndimor në Londër (2018) dhe Poznań (2019), të zhvilluara në kuadër të Procesit të Berlinit të nisur në vitin 2014. (Zyret e Forumit Ballkanik Rr. Tirana, C4/2 LAM B-N2 11-1, banesat e bardha të Prime Group, afër Euro Printy, ora 13:00)
 
- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 14:00)