25 Prill 2024

Motorola Droid Pro zyrtarisht në treg

Illinos, 9 nëntor - Verizon edhe zyrtarisht ka bërë të ditur se Motorola Droid Pro do të ofrohet në treg përmes rrjetit të tyre, duke filluar prej datës 9 nëntor të këtij viti, dhe atë për një çmim prej 179.99$ me një kontratë dy vjeçare.

Verizon Droid Pro është një celularë i mençur me formë të rrafshët dhe me një ekran 3.1 inç të ndjeshëm në prekje, pastaj ka një procesor 1GHz dhe një kamerë pesë megapikselëshe që përmban autofokus të integruar dhe një blic LED.

Specifikat tjera në Verizon Droid Pro përfshijnë 2GB memorie të integruar, microSD portë me një kartelë 2GB të integruar, dhe Android 2.2 Froyo.

Celulari do të veçohet edhe me WiFi dhe Bluetooth, përkrahje për DLNA, dhe përveç kësaj do të sjellë mundësin për tu përdorur edhe si hotspot për 3G. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)