28 Mars 2024

Motorola dhe Verizon prezantojnë Droid X2

Detroid, 26 maj - Pas disa muajsh spekullimesh, Motorola dhe Verizon i dhanë fund thashethemeve, duke prezantuar zyrtarisht telefonin Droid X2 në datën 26 Maj ndërsa porositë për këtë telefon kanë filluar që me datën 19 Maj.

Droid fillimisht do të funksionojë me sistemin Android 2.2, por do të jetë e mundur që t’i bëhet upgrade në versionin 2.3.

Ai ka këto karakteristika: CPU Dual Core 1GHz, një ekran 3.4 inch rezistent, Display Qhd antirefleks dhe një kamera 8 megapixel me autofokus dhe gjithashtu aftësinë për të regjistruar video me cilësi HD.

Telefoni gjithashtu do të ketë lidhje Wi-Fi si dhe lidhjen Mobile Hotspot e cila mundëson shpërndarjen e lidhjes tuaj 3G deri në 5 aparateve që kanë lidhje Wireless.

Droid X2 do të ketë një çmim prej 199$ nëse do të blihet duke nënshkruar një kontratë 2 vjeçare me Verizon.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)