25 Shtator 2020

Ministria e Inovacionit me moton “Digital Kosovo” në Berlin

Prishtinë, 14 nëntor - Me moton”Digital Kosovo”, Kosova po prezantohet në Simpoziumin e 53-të të Asociacionit për Menaxhimin e Zinxhirit të Furnizimit, Prokurimit dhe Logjistikës (BME) më 14-16 nëntor 2018 në Berlin të Gjermanisë.

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë së bashku me GIZ kanë financuar pjesëmarrjen në këtë Simpozium të delegacionit nga Kosova që përbëhet nga 5 firma anëtare të Shoqatës për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit në Kosovë (STIKK), 5 Start-Upe të Qendrës së Inovacionit të Kosovës (ICK), 5 firma anëtare të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, si dhe 6 përfaqësues institucionalë.

Synimi i pjesëmarrjes së delegacionit kosovar në këtë ngjarje është në rend të parë ndërkombëtarizimi dhe promovimi i ekonomisë kosovare si dhe informimi i firmave anëtare të BME me potencialin ekonomik që ka Kosova, në veçanti në sektorin e TIK-ut.

Pjesëmarrja në këtë simpozium gjithashtu do të shërbejë për të ndërtuar ura lidhëse ndërmjet bizneseve kosovare dhe atyre gjermane, për rrjetëzim dhe për të thelluar njohuritë rreth trendeve të fundit në menaxhimin e zinxhirit të furnizimit në Gjermani.

Simpoziumi treditor i BME-së për blerje dhe logjistikë që do të mbahet nga 14.-16.11.2018 në Berlin,  është një ndër ngjarjet më të mëdha të blerësve dhe profesionistëve të menaxhimit të zinxhirit të furnizimit në Evropë.

Një rrjet i madh me 2000 pjesëmarrës, rreth 100 ekspozues dhe rreth 130 folës të niveli të lartë japin inputet e tyre rreth së ardhmes në zinxhirin e furnizimit. 70% të pjesëmarrësve janë drejtues të kompanive, apo në rangun e dytë të vendimmarrjes në kompani

​


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Shtator 2020 - Zyra e Koordinatorit për Zhvillim të Kombeve te Bashkuara në bashkëpunim me Kryesinë e Kuvendit ri themelojn Këshillin SDG në Kuvendin e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, oborri para hyrjes kryesore, ora 9:00)

- Vazhdon seanca plenare e Kuvendit te Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, mban konferencë për media. (Hyrja e Kuvendit nga sheshi, ora 10:00)

- Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në vazhdën e aktiviteteve të realizuara me rastin e Ditës Botërore të Turizmit do të bëjë prezantimin e raportit të punës së kësaj drejtorie, që nga viti 2018 e deri më sot. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)  

- Drejtoresha për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Blerta Basholli dhe artisti Sislej Xhafa do të mbajnë konferencë për shtyp. (Ndërtesa e vjetër të Komunës, ora 11:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it do të mbajë konferencë për media, në të cilën do të prezantoj raportin analitik të aplikimit të Konventës Evropiane për të Drejtat e njeriut dhe jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut nga Gjykatat e Republikës së Kosovës. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet mledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Shoqatës së ndërmarrjeve që merren me qarkullimin e naftës, derivative të naftës, gazrave dhe lubrifikanteve “SHQNGL”, i ftuar është edhe Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)

- Bëhet inaugurimi i veprës "trëndafili i bardhë" nga Sislej Xhafa, që është vepra e parë e projektit "Art në Hapësirë Publike". (Rruga "Andrea Gropa", te "Klubi i Pëllumbave" ora 11:45)

- Konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 12:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet afër bankës "Pro Credit Bank". (Përballë rektoratit të UP-së, lagjia "Tre Sheshirat", ora 13:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit te Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 13:00)

- Platforma Bashkë-krijuese GërrGërr prezanton programin, “Kuzhina Anasjelltas”. (Kino Bahçe, te Lumbardhi në Prizren, ora 18:00)

- Fillon edicioni i dytë i festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, ora 18:30)