28 Mars 2024

Mikrosoft njofton sulmin e hakerave rusë

New York, 22 gusht - Firma Mikrosoft njofton se hakerë që kanë lidhje me qeverinë e Rusisë u përpoqën të sulmojnë faqet e internetit të dy institucioneve konnservatore amerikane, një shenjë se ata po i shtojnë përpjekjet për të ndërhyrë në zgjedhjet e nëntorit.

Kompania Microsoft tha se i pengoi përpjekjet javën e kaluar duke marrë kontrollin e siteve që hakerët kishin vënë në shënjestër me synimin për të imituar faqet e internetit të Institutit Ndërkombëtar Republikan dhe Institutit Hudson.

Hakerët i ridrejtonin përdoruesit në adresa të rreme, ku pastaj u kërkohej të fusnin emrin dhe fjalëkalimin.

Autoritetet ruse nuk kanë komentuar rreth këtij rasti. Kremlini i ka hedhur poshtë rregullisht akuzat se përdor hakerat për të ndikuar në zgjedhjet dhe opinionin politik amerikan. Moska thotë se akuza të tilla janë pjesë e një fushate anti-ruse për të justifikuar sanksione të reja kundër Rusisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)