20 Prill 2024

Microsoft ngre ankesë në BE ndaj kompanisë Google

Bruksel, 1 prill - Microsofti ka ngritur një ankesë në Bashkimin Evropian ku akuzon kompaninë Google se po kufizon në mënyrë të padrejtë konkurrencën në tregun e kërkimeve në internet.

Në ankesën e dorëzuar sot tek rregullatorët e BE-së për anti-trustet, Microsofti thotë se Google dëmton kompanitë rivale të kërkimit në internet – duke përfshirë faqen Bing të Microsoft-it përmes disa mënyrave që përfshijnë kufizimin e qasjes së rivalëve tek disa informacione në faqen e YouTube.

Microsofti është përballur për vite me radhë me padi anti-trustesh në Evropë, dhe është gjobitur me më shumë se një miliard dollarë nga rregullatorët që tani do të shqyrtojnë këtë ankesë.

Google nuk iu përgjigj direkt akuzave të Microsoftit, por tha se do të vazhdonte ta diskutonte çështjen me rregullatorët evropianë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)