24 Prill 2024

Microsoft në krizë hedh në treg Windows Phone 7

SHBA, 12 tetor - Do arrijë Microsoft të rekuperojë terren ndaj Google dhe Apple me sistemin operativ telefonik Windows Phone 7?

Kjo do të provohet vetëm pasi produkti i drejtuesit Steve Ballmer të testohet në treg. Është vetë administratori i deleguar që e pranon se Microsoft ka humbur një cikël në krahasim me konkurrentët Google dhe Apple.

Kjo ndodh në një moment që kompania është në duart e tij, pas largimit të Bill Gates që e drejtoi në mënyrë të suksesshme për rreth 30 vjet.

Gjatë drejtimit të Ballmer, aksionet kanë rënë nga 48 dollarë në 24-25 dhe kompania vazhdon të vuajë.

Ndërkohë, Microsoft vazhdon të kontrollojë tregun e sistemeve me 90 %, por nga ana tjetër është një hap pas në teknologjinë celulare ku smartphone parashikohet që në shumë pak vjet të pushtojë botën.

Një goditje të madhe Microsoft ka marrë edhe nga analistët e Goldman Sachs që e kan hequr nga lista e aksioneve amerikane të rekomanduara, duke spjeguar se këtë vit kjo kompani nuk ka asnjë mundësi të rekuperojë ndaj iPad dhe iPhone të Apple si dhe Android të Google. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)