27 Prill 2024

Microsoft ndryshon politikat softuerike

SHBA, 20 tetor - Duke tentuar të nxisë zhvillimin e degës së saj softuerike për biznese, Microsoft ka bërë të ditur sot se do të shtojë versione me bazë në ueb të Office në koleksionin e saj softuerik për biznese. Kompania gjithashtu do të ofrojë Office tradicional si shërbim me bazë në abonim. Siç është pritur, kompania gjithashtu ka ribrenduar produktin.

Ajo që njëherë quhej gjatë Business Productiviy Online Suite do të njihet tani e tutje si Office 365, u bë e ditur gjatë ditës së sotme në një event të organizuar nga Microsoft, në hotelin St.Regis. St.Regis është në pronësi të zinxhirit të hoteleve Starwood, një prej konsumatorëve të hershëm të Microsoft për shërbime të hostuara online.

Presidenti i ri i njësisë së re Office, Kurt del Bene ka thënë se kalimi në cloud është po aq i rëndësishëm për kompjuterët sikurse lëvizja drejt ndërfaqes grafike të përdoruesit, para një gjenerate. Del Bene theksoi se Microsoft zhvilloi Office 2010, që ishte shpalosur më herët gjatë këtij viti, si një prej dy qendrave përfituese të kompanisë. Duke ofruar atë si një shërbim me abonim, potenciali ekziston për të bërë shitjen e veglave të kompanisë në nivele më të mëdha dhe më të parashikueshme, por gjithashtu ndikon në mundësinë e shkurtimit të të hyrave.

Për biznese më të vogla, Microsoft është duke vendosur shërbimin me një çmim prej 6$ për muaj, megjithëse versioni përfshinë vetëm versione me bazë në ueb të Office. Kompania po fillon gjithashtu me shitjen e një beta të limituar për disa mijëra konsumatorë, me shërbime të planifikuar që të jenë në ofertë të gjerë vitin e ardhshëm , dhe planifikon të migrojë shërbimet e saja për universitet – Live@edu – në një version të Office 365 për edukim.

Bizneset më të mëdha do të kenë opsione më të zgjeruara, që shkojnë prej 2$në muaj për e-mail të postuar deri në 27 dollarë në muaj për përdorues të pakos me veçori të plota të Office Plus Desktop Suite si shtesë ndaj SharePoint, Exchange, veglave të komunikimit me server dhe versioneve online të Word, Excel, PowerPoint, etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)