29 Mars 2024

Microsoft konifrmon partnerët për lansimin e Windows Phone 7

SHBA, 23 korrik - Microsoft ka konfirmuar partnerët harduerik që do të lansojnë pajisjet e para me sistemin më të ri operativ të Microsoft, Windows Phone 7.

Megjithëse kompania ende nuk ka bërë të ditur data specifike rreth lansimit të sistemit më të ri mobil, ajo ka thënë se sistemi do të jetë në treg pas “festave të Fundvitit” dhe me shumë emocione gëzimi ka treguar edhe prodhuesit që do të sjellin pajsijet e para me këtë sistem operativ mobil që pritet të rindez Microsoft-in në garën me konkurerntët si iOS të Apple dhe Android të Google.

Greg Sullivan, menaxher i lartë i produkteve pranë Microsoft ka thënë për Pocket-Iint se mund të priten pajisje nga Dell, Asus, LG, HTC dhe Samsung, në datën e lansimit më vonë gjatë këtij viti. Dhe në këtë mënyrë u konfirmuan edhe disa thashethëme prodhuesve të mundshëm.

Këta pesë prodhues do të oforjnë pajisje ë do të kenë tastierë QWERTY dhe ekran me eksperiencë të plotë të ndjeshmërisë në prekje. Sullivan ka konfirmuar se sistemi operativ nuk do të jetë ekskluziv për askënd në SHBA apo Britani të Madhe, apo kudo tjetër.

Kjo është një strategji për të cilën Microsoft beson se do të sjellë sukses. Microsoft beson se me shpejtësi do të jetë në gjendje të tejkalojë sistemet operative si WebOS të Palm, MeeGO dhe Symbian të Nokia-së, Brew P të Qualcomm, Bada të Samsung, dhe më pas të bëhet një prej katër sistemeve operative më të fuqishme në treg. Ai shpreson se Windows Phone 7 do të konkurrojë me Andoid të Google, iOS të Apple, dhe me sistemin operativ të RIM, BlackBerry OS.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)