19 Prill 2024

Microsoft e bleu rrjetin Skype

Luxemburg, 10 maj - Gjiganti i softuerit “Microsoft” shpalli se e ka blerë rrjetin e telefonisë në internet “Skype”.

“Microsoft” tha se do të paguajë rreth 8.5 miliarda dollarë për kompaninë me seli në Luksemburg.

Shuma përfshin edhe borxhet që ka “Skype”, e cila aktualisht është pronë e kompanisë “eBay” dhe dy firmave tjera.

Shfrytëzuesit e “Skype” mund të flasin falas duke përdorur internetin.

Kompania, e cila ka më shumë se 660 milionë shfrytëzues në mbarë botën, i siguron të ardhurat nga thirrjet në telefonat celularë dhe telefonat fiksë.

Kohët e fundit ka pasur njoftime për bisedime përkatëse mes Skype dhe Google e Facebook.

Microsoft mund ta përdorë shumë mirë shërbimin e telefonisë së Skype për telefonët e tij mobilë Smartphone, të cilët kohët e fundit nuk kanë sukses në treg.

Aktualisht këto tipe telefonësh janë një biznes shumë i suksesshëm dhe Microsoft ka qenë pionier në këtë sektor.

Por kohët e fundit ai është spostuar në treg nga Apple me modelet IPhone dhe sistemi Android i Google.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)