14 Dhjetor 2019

MAP i vendosur të shtyn përpara procesin e hapjes se të dhënave

Prishtinë, 24 janar - Në Ministrinë e Administratës Publike  u mbajt një takim pune, lidhur me Hapjen e të Dhënave, me fokus në inventarizimin e tyre. Pjesëmarrës të këtij takimi ishin zyrtarët për komunikim me publikun të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe pjesëtarë nga shoqëria civile.

Ministri i MAP-it, Mahir Yagcilar, pasi u shpreh mirënjohës për bashkëpunim me pjesëmarrësit për procesin e Hapjes së të Dhënave në Kosovë, theksoi se në maj të vitit 2016, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Kartën për Hapjen e të Dhënave dhe ka ngarkuar Ministrinë e Administratës Publike për koordinimin e  aktiviteteve për hapjen e të dhënave të institucioneve të Kosovës (Vendimi Nr. 07/87).

Në kuadër të përmbushjes së këtij procesi, MAP-i tashmë ka ndërmarrë disa veprime konkrete duke përfshirë zhvillimin e Portalit Kombëtar për Hapjen e të Dhënave, në bashkëpunim me shoqërinë civile (opendata.rks-gov.net) si dhe fillimin e zbatimit të metodologjisë së Bankës Botërore për Vlerësimin e Gatishmërisë për Hapjen e të Dhënave në Kosovë (ODRA).

Raporti final pritet të publikohet në mars të këtij viti dhe do të ndihmoj në plotësimin e planit të veprimit dhe përgatitjen e veprimeve të tjera për të hapur të dhënat.

Po ashtu, vazhdoi ministri Yagcilar, kemi arritur rezultatet konkrete në hapjen e të dhënave dhe e kemi parë përgjegjësinë tonë për të koordinuar hapjen e të dhënave, edhe si një mundësi për të udhëhequr këtë proces me shembuj pozitiv.

Kështu, së fundi, MAP-i ka publikuar afër 80 tabela me të dhëna për shërbimin civil dhe publik të Republikës së Kosovës dhe angazhimin në kuadër të IKAP-i për zhvillimin e kapaciteteve të tyre. Ne do të vazhdojmë këtë proces edhe me hapjen e të dhënave financiare të MAP-it.

Për arsyeshmërinë e Hapjes së të Dhënave, ministri Yagcilar tha : ”Këto veprime janë në përputhje me vizionin tonë dhe obligimin kushtetues që kemi për qeverisje të mirë, transparente dhe llogaridhënëse.

Hapja e të dhënave ka përfitime të shumta si për proceset demokratike, por po ashtu edhe për zhvillimin ekonomik dhe inovacionin. 

Në përfundim të fjalës se tij, ministri Yagcilar, pjesëmarrësve iu drejtua me fjalët se:” Synimi ynë është rritja e transparencës në dobi të përmirësimit të shërbimeve administrative”.

Ky takim pune, në pjesën  e parë u  fokusuan në aspektet e përgjithshme njoftuese për Hapjen e të Dhënave, ndërsa pjesa e dytë  u përqendrua  në procesin e inventarizimit te të dhënave në institucione dhe të sqarimit të kërkesës së ASHI/MAP, që secili institucion të bëjë inventarizimin e të dhënave që zotërojnë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 dhjetor 2019 - Aleanca Franceze e Prishtinës me mbështetjen e Ambasadës Franceze organizon një punëtori gatimi për fëmijë me kuzhinierin francez Christophe Dovergne. (Aleanca Franceze, ora 10:30)

- Projekti i Tech Heroes organizon takimin e të rinjëve për të punuar në idetë e tyre me mbështetjen e ekipës së Akademisë jCoders dhe ekspertëve tjerë në fushën e IT. (Pylli i Arinjëve në Prishtinë, ora 10:30 - kontaktoni Fiona Shehu në 049 589 685 ose Besarta Muhaxheri 049 600 962)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike te Kosovës. (Selia e LDK-së, ora 11:00 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon konferencën për media ku do të bëhet publikimi i gjetjeve të Edicionit të nënte vjetor - Barometrit Kosovar të Sigurisë 2019. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet Akademi Përkujtimore  për Dëshmorët e Kombit Mujë Krasniqin dhe 40 Dëshmorët e tjerë të rënë ne kufirin Shqiptaro - Shqipëtar. (Pallati i rinisë Prishtinë, ora 16:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për heroin Mujë Krasniqi - Kapuqi dhe 40 bashkëluftëtarët e tij. (Pallati i Rinisë, ora 16:00)