25 Prill 2024

Makina e dërguar në hapësirë ka devijuar nga trajektorja

Florida, 9 shkurt - Kompania amerikane e transportit hapësinor, “Space X”, njoftoi të enjten se projekti i saj ka devijuar nga trajektorja.

“Tesla Roadster”, makina e dërguar në hapësirë me raketën më të fuqishme të botës nga kompania e Elon Musk, do të anashkalojë Marsin.

Automjeti i parë që është dërguar në hapësirë, po udhëton drejt një destinacioni shumë më larg Planetit të Kuq.

Lëshuar nga Qendra Hapësinore “Kennedy” në Cape Canaveral të Floridës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raketa “Heavy Falcon” çoi në hapësirë edhe makinë të kuqe, në timonin e së cilës qëndron një manekin i veshur si astronaut dhe i quajtur “Starman”, që dëgjon këngën “Life on Mars” të David Bowie.

Makina “Tesla Roadster” shëtiti në hapësirë për rreth 6 orë në mënyrë të pavarur.

Gjatë manovrës orbitale, ndezja e motorit ka qenë më e fuqishme se ç’duhej duke ndryshuar trajektoren e saj. Trajektorja e re e Teslas është një brez asteroidesh ndërmjet Marsit dhe Jupiterit.

Pavarësisht devijimit nga trajektorja e planifikuar, dërgimi në hapësirë me raketë të ripërdorshme i një makine nga një kompani private konsiderohet një sukses i jashtëzakonshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)