16 Janar 2019

Liria në internet vazhdon të kufizohet

New York, 2  nëntor - Qeveritë në mbarë botën po e rrisin kontrollin ndaj përdorimit të internetit dhe mediave sociale, thuhet në raportin më të fundit të organizatës “Freedom House”.

Gjatë vitit 2017, zyrtarët e shumë vendeve akuzuan disidentët për përhapje të lajmeve të rreme, si një pretekst për ti detyruar të heshtin.

Propaganda online dhe mbledhja e pakontrolluar e të dhënave personale kanë mbizotëruar internetin gjatë vitit të kaluar.

Një ekspert i organizatës “Freedom House” i tha Zërit të Amerikës, se këto tendenca janë një kërcënim madhor ndaj demokracisë.

Manipulimi i materialeve online kontribuoi për rënien e vazhdueshme prej shtatë vitesh tashmë, të lirisë në internet, thuhet në raportin e “Freedom House” për vitin 2017. Për të tretin vit radhazi, Kina është abuzuesja më e madhe e lirisë së internetit. Lirinë më të madhe në internet e shijojnë shtetasit e Islandës dhe Estonisë.

Një ndër vendet që ka një rënie të theksuar të lirisë në internet është Turqia. Pas grushtit të dështuar të shtetit të vitit 2016 ndaj Presidentit Recep Tayyip Erdogan, përdorimi i internetit në Turqi është rreptësisht i censuruar.

“Faqet në internet që refuzuan të zbatojnë urdhërat e gjykatave turke për heqje të materialeve të caktuara u bllokuan”, thotë Adrian Shahbaz, i organizatës “Freedom House”.

Raporti thotë gjithashtu se manipulimi dhe taktikat e dizinformimit luajtën një rol të rëndësishëm në proceset zgjedhore të 18 vendeve gjatë vitit të kaluar. Në Shtetet e Bashkuara, përhapja e lajmeve të rreme arriti kulmin në pragun e zgjedhjeve të 2016-ës dhe vazhdojnë të përbëjnë shqetësim.

“Fatkeqësisht, kjo periudhë theksoi perceptimin se interneti mund të dëmtojë demokracitë, ashtu siç edhe mund të destabilizojë diktaturat”, thotë zoti Shahbaz.

“Freedom House” bën thirrje për të mbështetur gazetarët e pavarur që do të ndihmonin në hetimin e përdorimit të mediave sociale për të ndalur denoncimin legjitim.

“Kemi parë përpjekje shumë të mira, si në Shtetet e Bashkuara, për të identifikuar kush gjendet pas fushatave të dizinformimit për ndërhyrjet në zgjedhje, apo pas njollosjes së disa gazetarëve”, thotë zoti Shahbaz.

Qeveria ruse radhitet mes përhapësve më të mëdhenj të lajmeve të rreme, në përpjekje për të influencuar zhvillimet në vende të tjera, si dhe për të ruajtur kontrollin brenda Rusisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 janar 2019 - Banorët e lagjes Makolli nga fshati Cikatovë protestojnë para Gjykatës Themlore në Drenas në mbrojtje të çdo vendimi që merr gjykata në dem të familjes Makolli. (Para Gjykatës Themelore në Drenas, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim pune kryetarët e Komunave në kuadër të "Forumi Konsultativ Qeveri - Komuna". (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri do të dorëzojë peticionin për bashkimin e qytetit të Mitrovicës me 16,594 nënshkrime të qytetarëve, në tri institucione te Qeveria, Kuvendi, si dhe te Presidenti. (Qeveria e Kosovës, ora 9:30)

- Kryetari i SBASHK-ut se bashku me kryetarin e këshillit të prindërve te komunës se Lipjanit Milazim Sadik do t'i vizitoj grevistët e komunës së Lipjanit. (Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Vëllezërit Frasheri” në Lipjan, ora 9:45)

- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Agjencinë Kosovare të Privatizimit. (Agjencia Kosovare e Privatizimit, ora 10:30)

- Kryetari i SBASHK-ut se bashku me kryetarin e këshillit të prindërve te komunës se Lipjanit Milazim Sadik do t'i vizitoj grevistët e çerdhen e komunës së Lipjanit. (Objekti i çerdhes se Lipjanit, ora 10:30)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrat e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Grupi i asambleistëve të LDK-së në Prishtinës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, te Qafa, ora 11:00)

- Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave organizon tryezën e rrumbullakët në të cilën do të prezantohet Punimi i Politikave “Parandalimi i Radikalizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm: Mësimet nga Shembujt Pozitivë të Komunave të Podujevës dhe Suharekës”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Prokuroria Themelore e Prizrenit mban konferencën për media ku do të prezantohet raporti i punës për vitin 2018 dhe objektivat e kësaj prokurorie për vitin 2019. (Prokuroria Themelore në Prizren, rruga William Walker, ora 11:00)

- Përfaqësuesit e studentëve nga të gjitha Universitetet Publike në Republikën e Kosovës do të mbajnë një protestë  para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. (Protesta do të fillojë nga Bibloteka Kombëtare, ora 13:00)