28 Mars 2024

LG Optimus, versioni i zi

Seul, 9 maj - LG ka konfirmar planet e saj për lëshimin e LG Optimus me ngjyrë të zezë. Në një deklaratë për shtyp kompania ka thënë se telefoni do të dalë në shitje këtë muaj.

Telefoni ka një ekran 4 inç, një procesor 1 GHz dhe një kamera 5 megapixel. Është i hollë dhe me një paraqitje shumë të mirë por akoma nuk dihet se si do të pritet ky telefon.

LG Optimus me ngjyrë të zezë është i hollë dhe i lehtë dhe ka sistemin operativ Android me një ekranin unik NOVA, dhe do të bëjë debutimin e tij në Evropë më vonë këtë muaj.

Dizajni i telefonit është theksuar nga ekrani 4 inç që ofron një sipërfaqe të lëmuar dhe të pandarë. Kjo është e plotësuar nga trupi i hollë prej 9,2 mm dhe pesha e tij e pashembullt prej vetëm 109 gram.

Pas shfaqjes së telefonit të mënçur në Consumer Electronics Show dhe Mobile World Congress, LG Optimus me ngjyrë të zezë ka marrë rreth 56 para-porosi në 50 vende të ndryshme.

Telefoni do të jetë në dispozicion në gjashtë kontinente, dhe do të fillojë me Evropën përpara se të shkojë në Amerikën e Veriut dhe në Azi. LG Optimus Black ofron një stil të veçantë, bukuri, performancë dhe lëvizshmëri në një paketë të zgjuar.

Versioni me ngjyrë të zezë LG Optimus do të jetë në dispozicion i pari, dhe do të ndiqet nga versionet e bardhë dhe rozë që do të prezantohen muajin e ardhshëm.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)