19 Prill 2024

Lenovo prezanton laptop që dirigjohet nga syri

Hanover, 3 mars - Kur për herë të parë është dëgjuar rreth një laptopi të kontrolluar me sy nga prodhuesi Lenovo, ka pasur disa debate mjaft interesante por së fundi është demonstruar në CeBIT një prototip funksional me teknologjinë që ndjek syrin.

Në Hanover të Gjermanisë, përkatësisht në panairin CeBIT, vizitorët patën rastin të shohin demonstrimin nga Lenovo që ju mundësonte të zgjidhni dhe të shfletoni atë që shihet në ekran përmes syve.

 Me një shikim ju për shembull mund të bëni që kursori të paraqitet të afrohet në fotografi apo harta apo të kalojë mes dritareve të hapura dhe të shfletojë e-mail dhe dokumente.

Për të rritur jetëgjatësinë e baterisë, kompjuteri mund të zbeh dhe shndris automatikisht përmbajtjen në ekran.

Gjithashtu sipas demonstrimit në CeBIT, gejmerët mund të shfrytëzojnë atë për të bërë veprime si djegie të asteroideve vetëm me shikim.

Laptopi përcjellë edhe lëvizjet e syrit duke dërguar ndriçime infra të kuqe drejt syrit; kamera e fshehur mund të detektojë më pas reflektimin në retinë. Sistemi duhet të përshtatet për secilin përdorues dhe punon edhe me ata që kanë syze.

Softueri për ndjekje të syrit është në mesin e metodave bashkëkohore të kontrollimit të kompjuterit për personat me aftësi të kufizuara, por ende duhet të kalojë tek audienca e përgjithshme.

Kompania suedeze Tobii, partneri i Levono për këtë laptop ka furnizuar për një dekadë këtë teknologji tek hulumtuesit dhe njerëzit me nevoja speciale, por shpreson që komponentet e saja të lirohen dhe të bëhen të pranueshme edhe nga shfrytëzuesit e tjerë.

Pavarësisht shqetësimeve se lëvizjet e syrit mund të hapin gabimisht dritare, disa gazetarë të Engadget vërtetuan të kundërtën duke theksuar se sistemi po funksionon shkëlqyeshëm dhe se Tobi vërtetë po e di punën e saj në këtë drejtim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)