19 Mars 2024

Lansohet Platforma për Ndërtim të Mirëbesimit në Kosovë

Prishtinë, 18 mars - Është lansuar për publikun Platforma për Ndërtimin e mirëbesimit në Kosovë, qendra e parë informative e këtij lloji mbi iniciativat, arritjet, mundësitë si dhe kampionët e ndërtimit të mirëbesimit.

Drejtorja Ekzekutive e OJQ-së që e lansoi uebfaqen më 18 mars, New Social Initiative (NSI), Jovana Radosavljeviq, në një letër publike shkroi mbi rëndësine e shtuar të ndërtimit të mirëbesimit marrë parasysh rrethanat sfiduese të COVID-19:

"Pikërisht për shkak të sfidave që paraqet pandemia aktuale e COVID-19, ndërtimi i mirëbesimit dhe Platforma e Ndërtimit të Mirëbesimit në Kosovë, kanë fituar rëndësi të shtuar. Besimi tek njëri tjetri nuk ka qenë kurrë më parë më i rëndësishëm për mirëqenien tonë kolektive. Kjo është edhe arsyeja që sot po e lansojmë Platformën për Ndërtim të Mirëbesimit në Kosovë," shkroi Radosavljevic.

Distanca fizike nuk ka nevojë të nënkuptoj izolim, tha ajo.

"Platforma e Ndërtimit të Besimit mund të ndihmojë në mënyrë digjitale, të lehtësojë barrën duke ju sjellë histori pozitive të njerëzve që punojnë së bashku nëpër komunitete, frymëzim nga kampionët që ndjellin besim në mënyra të reja dhe inovative, si dhe aftësinë për t'u lidhur dhe ushtruar solidaritet me të tjerët, në një kohë kur çdo ditë e zakonshme, rutina dhe lidhjet shoqërore janë ndërprerë."

Platforma për Ndërtim të Mirëbesimit Në Kosovë u inicua në vitin 2018 nga pjesëmarrësit e Forumit të OKB-së për Ndërtim të Mirëbesimit në Kosovë  për të ndarë informata, për të promovuar bashkëpunim, për shmangje të duplifikimit dhe për avancim të zbatimit të rekomandimeve për ndërtim të mirëbesimit. E fuqizuar nga OJQ New Social Initiative, në bashkëpunim me Fundación Ciudadanía Inteligente dhe Mint22, si dhe me përkrahjen e UNMIK-ut, Platforma shërben si burim i informatave për iniciativat për ndërtim të mirëbesimit në Kosovë.

Para afro dy vitesh, më tepër se 120 pjesëmarrës nga një fushë e gjerë ndër-sektoriale e shoqërisë kosovare u mblodhën në Lubjanë, ku dhe u dakorduan  për 135 rekomandime për ndërtimin e  mirëbesimit në Kosovë. Që atëherë, mbi 200 individë, institucione dhe organizata kanë ndërmarrë më shumë se 300 inciativa për të sforcuar themelet e një paqeje të vërtetë dhe një shoqërie të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe stabile.

Për më tepër, grupi i pare, i 100 kampionëve janë vlerësuar për përpjekjet e tyre të jashtëzakonshme për promovimin dhe zhvillimin e axhendës për ndërtim të mirëbesimit. Këta individë frymëzues - që vijnë nga komunitete të ndryshme dhe përfaqësojnë grupmosha të ndryshme dhe fusha të ndryshme të punës - ishin pjesë e fushatës në media sociale "Zërat e Kampioneve", e cila brenda javës arriti më tepër se 25,000 përdorues.

Perveç Kampionëve, disa personalitete të njohura kanë kontribuar me editorialet e tyre për ndërtimin e mirëbesimit, siç jane Zyrtarja e Parë Ekzekutive në komunën e Mitrovicës së Veriut, Adrijana Hodzic; Drejtoresha e Forumit për Lidership dhe Diplomaci, Njomza Emini; gazetarja Angjellka Qup; Drejtoresha Ekzekutive e Rrjetit te Organizatave të Grave Rome, Ashkalinjë edhe Egjiptiane në Kosove, Shpresa Agushi; Drejtoresha e BIRN-it për Kosovë, Jeta Xharra; Redaktorja e Kossev, Tatjana Lazareviq; Redaktorja e Revistës 4 U, Leonora Shabanaj Nikshiq; Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, dhe Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë dhe Shef i UNMIK-ut, Zahir Tanin.

Në editorialin e tij, PSSP Tanin theksoi që Platforma iu ofron të gjithëve qasje në agjendën e ndërtimit të mirëbesimit dhe iu bëri thirrje partnerëve të bëhen pjesë e përpjekjeve:

"Platforma e Ndërtimit të Mirëbesimit në Kosovë sjell pranë jush idetë dhe iniciativat, individët dhe institucionet që mund të realizojnë këtë përparim. Ju ftoj të merrni përsipër rekomandimet, të frymëzoheni  nga puna e kampionëve tuaj, të përfitoni nga burimet e paraqitura në platformë dhe të çoni përpara axhendën e ndërtimit të mirëbesimit në komunitetin tuaj. Për të ardhmen që e duam, le të ndërtojmë së bashku mirëbesimin që na nevojitet."

Karakteristikat e platformës përfshijnë:

    Funksioni i kërkimit për të identifikuar nismat e ndërtimit të mirëbesimit nga personi, tema, vendndodhja dhe statusi. Iniciativat e kërkueshme bazuar në kontributet e tyre për qëllime specifike të Zhvillimit të Qëndrueshëm (ZhQ)

    Sektori juaj i Tregimeve që përmbajnë lajme, video dhe blog përmbajtje, si dhe kampionë

    Sektori i burimeve që përmban thirrje të hapura për financim dhe punësim, si dhe raporte përkatëse

    Sektori Interaktiv i Infografikës që përmban navigimin e lehtë të të dhënave në iniciativat për ndërtimin e mirëbesimit, përfshirë sintezën e temave, aktorëve, vendndodhjen, statusin dhe përparësitë e ZHQ

    Kalendari që përmban ngjarjet e ardhshme të organizuara nga të gjithë kontribuesit

    Galeria që përmban foto të aktiviteteve dhe ngjarjeve të kontribuesve

NSI ofron një ftesë të hapur për të përfituar nga  veçoria "Si mund të kontribuoj" për të shkëmbyer informacione për projektin, thirrje të hapura, ngjarje kalendarike, raporte, lajme të arritjeve ose të emërojë kampionë. Platforma është ne gjuhën angleze, shqipe dhe serbe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)