30 Mars 2020

Lansohet platforma për fondet e ndara për Organizatat e Shoqërisë Civile

Prishtinë, 3 mars - Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Zyra për Qeverisje të Mirë pranë Zyrës së Kryeministrit organizojnë lansimin e Platformës Online të Qeverisë Qendrore për fondet publike të ndara për Organizatat e Shoqërisë Civile (OShC).

Platforma online shërben si një pikë e vetme e qasjes për të dhënat lidhur me projektet dhe programet e OShC-ve që marrin fonde nga buxhetet e institucioneve qendrore dhe buxhetet komunale.

Ajo siguron një mundësi për kërkim gjithëpërfshirës dhe analiza të të dhënave për tërë përkrahjen financiare të alokuar për OShC-të.

Platforma pritet që t’ia mundësojë qytetarëve, publikut të gjerë dhe mediave monitorimin e shpenzimeve nga fondet publike për OShC-të dhe të kontribuojnë në respektimin e parimeve themelore të menaxhimit të shëndoshë financiar në të gjitha institucionet buxhetore, parandalimin e konfliktit të interesit, luftën kundër korrupsionit dhe reforma më efektive në administratën publike.

Platforma është zhvilluar me përkrahjen nga projekti që mbështetet me fondet të BE-së, “Mbështetje për zbatimin e Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 mars 2020

- Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media lidhur me propozimin për mbështetjen e sektorit privat pas përhapjes së pandemisë COVID-19. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, Rahovecit, ora 10:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media me temë "AKB reagon ndaj Propozimit të Pakos së Qeverisë për mbështetjen e bizneseve". (Zyret e AKB-ës, ora 12:00)

 

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe njëkohësisht koordinator i shtabit emergjent, Visar Shehu, dhe drejtori i Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari mbajn konferencë për media lidhur me masat e ndërmarra nga Komuna e Prizrenit kundër pandemisë COVID-19. (Shtëpinë e Bardhë ora 14:00)

 

- Nataliya Apostolova, Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë në prani të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe Ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia do të nënshkruajë sot një kontratë me vlerë 5 milionë euro për nevoja të menjëhershme të Kosovës për luftimin e pandemisë COVID-19. (Ceremonia e sotshme e nënshkrimit do të transmetohet drejtpërdrejt në Facebook përmes faqes së BE-së në Kosovë @EuropeanUnionInKosovo, ora 17:00)