19 Mars 2024

Lansohet Platforma e Vizualizimit të të dhënave nga Pulsi Publik

Prishtinë, 28 qershor - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë lansoi sot Platformën e Vizualizimit të të dhënave të Pulsit Publik  që ofron vizualizimin e të dhënave të mbledhura që nga viti 2010 kur edhe u lansua Pulsi Publik.

Platforma do të shërbejë si bazë e hapur e të dhënave ku palët e interesuara mund të përdorin të gjitha të dhënat që janë në dispozicion.

Në ngjarje morën pjesë Përfaqësuesja e Përhershme e sapo emëruar e UNDP-së, Znj. Maria Suokko, Z. Isa Krasniqi, Udhëheqës i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, përfaqësues të USAID-së, arsimit dhe shoqërisë civile.

Znj. Suoko me këtë rast tha:

“Këtë vit ne po festojmë 20 vjetorin e UNDP-së në Kosovë. Është ky një moment historik që ne do të shënojmë gjatë gjithë vitit me një seri ngjarjesh.

Një nga ato ngjarje është kjo e sotmja, lansimi i Platformës për Vizualizimin e të dhënave të Pulsit Publik. Besoj se të gjithë ju jeni keni dëgjuar për Pulsin Publik i cili matë se si njerëzit i perceptojnë ndryshimet në Kosovë - për shembull, në lidhje me demokratizimin, zhvillimin ekonomik dhe drejtimin politik.

Ne besojmë se kjo platformë do të jetë e dobishme për ju - qofshit studiues, gazetar, ose vetëm të interesuar në atë se si njerëzit i perceptojnë çështjet kryesore të zhvillimit në Kosovë. Është një bazë e hapur e të dhënave dhe do të jetë në dispozicion për të gjithë të interesuarit.

Pronësia e këtyre të dhënave do të transferohet në Agjencinë e Statistikave të Kosovës. Ne besojmë se këto të dhëna do të jenë të dobishme për hartuesit e politikave si reflektim i perceptimeve të qytetarëve.

Të dhënat mund të përdoren për forcimin e planifikimit dhe vendimmarrjes bazuar në dëshmi. Të dhënat mund të ndahen sipas gjinisë, rajonit, përkatësisë etnike dhe moshës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)