28 Mars 2024

Kryeqyteti dhe Microsoft bashkëpunojnë për përmirësimin e cilësisë së shërbimit

Prishtinë, 23 janar - Nënkryetari Muhedin Nushi u takua me Menaxherin e Microsoft për Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Bosne, Sokol Vladi, me të cilin diskutoi mundësitë e bashkëpunimit mes Kryeqytetit dhe Microsoftit.

Digjitalizimi i proceseve të punës, menaxhimi i informatave të brendshme, zbatimi i teknologjive të reja të Microsoft; ishin disa nga temat kryesore të këtij takimi.

Ekzekutivi i Kryeqytetit po angazhohet në vazhdimësi që të ngritë standardin e shërbimit përmes shfrytëzimit të hulumtimeve shkencore dhe përparimit teknologjik.

Qytetarët e Prishtinës do të përfitojnë shumë nga zbatimi i teknologjive të reja në shërbimet që ofron administrata.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)