28 Mars 2024

Kosova thellon bashkëpunimin me Estoninë në Teknologji

Tallin, 17 mars - Ministri i Administrates Publike (MAP), dr. Arsim Bajrami gjatë vizitës në Estoni ka nënshkruar dy memorandume bashkëpunimi me Ministrinë për Çështje Ekonomike dhe Komunikime  dhe me Akademinë për e-Qeverisje (eGA) 

17 mars 2010 - Në kudër të vizitës së delegacionit të lartë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të kryesuar nga kryeministri Hashim Thaçi, Ministri i Ministrisë se Administratës Publike z. Arsim Bajrami, sot u prit në një takim pune nga Ministri për Çështje Ekonomike dhe Komunikime z. Juhan Parts.

Me këtë rast, ministri Bajrami prezantoi të arriturat dhe sfidat e Republikës së Kosovës, pas shpalljes së pavarësisë si dhe njoftoi Ministrin Parts për përkushtimin e thellë të Qeverisë së Republikës së Kosovës në fuqizimin e qeverisjes së mirë, efektive dhe transparente, sundimin e rendit dhe ligjit, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe luftën ndaj korrupsionit.

Gjithashtu, ministri Bajrami vlerësoi lartë bashkëpunimin mes dy qeverive dhe falënderoi qeverinë estoneze dhe të gjitha institucionet e shtetit të Estonisë, për mbështetjen e fuqishme që i kanë dhënë dhe po i japin Republikës së Kosovës, në fushën e qeverisjes elektronike dhe ngritjes së kapaciteteve në rrugën drejt zhvillimit dhe integrimit.

Në anën tjetër Ministri Parts në emër te Ministrisë për Çështje Ekonomike dhe Komunikime ka shprehur përkushtimin drejt vazhdimit te mbështetjes së Ministrisë së Administratës Publike në lëmin e teknologjisë informative, respektivisht qeverisjes elektronike.

Në funksion të thellimit dhe avancimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërshtetëror Kosovë-Estoni, ministrat e dy vendeve nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit ne lëmin e teknologjisë informative,  qeverisjes elektronike dhe shoqërisë se informacionit, me qëllim te promovimit te bashkëpunimit bilateral.

Gjatë  qëndrimit në kryeqytetin estonez, Talin, ministri Bajrami ka zhvilluar takim pune edhe me drejtorin e Akademisë për e-Qeverisje te Republikës së Estonisë z. Arvo Ott. Me këtë rast ministri Bajrami ka shprehur falënderimet e veçanta për bashkëpunimin konstruktiv dhe kontributin që Akademia për e-Qeverisje ka dhënë në drejtim të ngritjes së kapaciteteve të nëpunësve civil të Republikës së Kosovës në lëmin e TI-së (e-qeverisjes).

Gjatë këtij takimi, është nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi mes dy institucioneve në fushën e ngritjes së kapaciteteve në lëmin e teknologjisë informative përkatësisht qeverisjes elektronike si dhe shkëmbimin e përvojave ne fushat respektive te interesit te ndërsjellë.

Delegacioni nga Ministria e Administratës Publike, ka përmbyllur vizitën zyrtare në Estoni me takimet që ka pasur sot me Qeverinë Lokale të qytetit të Talinit dhe Qendrës për Regjistra dhe Sisteme Informative brenda Ministrisë së Drejtësisë.

Në këto takime u diskutua për performancën ne ofrimin e shërbimeve elektronike për qytetarë dhe biznese; kualitetin dhe efikasitetin në ofrimin e shërbimeve; reduktimin dhe thjeshtëzimin e barrierave dhe procedurave administrative, regjistrin elektronik të tokave, regjistrin komercial dhe e-noterinë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)