25 Prill 2024

Kosova po depërton më thellë në Wikipedia

Prishtinë, 15 nëntor - Kush ka thënë se vetëm në nivel shtetëror mund të kërkohet njohja e Kosovës nga vende të ndryshme të botës. Iniciativat për promovimin e Kosovës si shtet anembanë botës nuk mungojnë tek e askush, e ka të tillë që edhe i konkretizojnë ato.

James Michael DuPont, energjia kryesore prapa Shoqatës për Softuer të Lirë dhe të Hapur – FLOSSK, ka marrë gjatë këtyre ditëve iniciativën nën frymëzimin e Gerard Meijssen, që të hap një konkurs në Wikipedia për të promovuar fotografinë më të mirë nga Kosova.

Gerard Meijssen, është lider projektesh pranë translatewiki.net që përkrahë Wikipedia-në, dhe si rezultat i punës së tij erdhi edhe konferenca Freesb.eu që u mbajt në Vlorë në shtator të këtij viti. Në kuadër të kësaj konference ai i propozoi një garë me fotografi tek Botuesi i PCWorld Albanian z. Hevzi Cuci, tek z. Bernard Nikaj prej kompanisë Rrota dhe tek vet James Michael DuPont.

Projekti është duke u përkrahur nga shumë njerëz,  ndërsa ndonjë lloj sponsori për ndonjë çmim ende nuk është gjetur. Ajo që dihet është se të gjitha fotografitë që plasohen në konkurrencë do të kenë vetëm njohjen pozitive për fotografinë dhe për vet Kosovën.

“Jemi duke punuar për të promovuar këtë iniciativë me atë që kemi mundësi dhe në këtë mënyrë po tentojmë të zhvillojmë edhe më tej praninë e Kosovës në internet” shprehet Gent Thaçi nga FLOSSK Kosova, i cili së bashku me miqtë e tij pranë FLOSSK janë gjithashtu duke përkrahur këtë ide.

“Ky është vetëm fillimi i projektit “Wikipedia Kosova” shprehet James Michael DuPont, lideri i FLOSSK,  i cili thekson se veçse kanë filluar të mblidhen materialet për të fuqizuar projektet, siç është rasti me këtë projektin për Fotografinë më të mirë të Kosovës në Wikipedia.

Ai shprehet se arsyeja pse projekti ka filluar të shpërndahet në rrjetet sociale si Facebook është për shkak të fuqisë së tyre që ato kanë sot dhe për shkak të numrit të madh të njerëzve që i vizitojnë ato.

“Fotografitë që postohen duhet të plotësojnë disa kritere që mund t’i lexoni në faqen zyrtare të konkursit, dhe ato gjithashtu do të rishikohen nga Wikipedia. Duhet të jetë punë origjinale dhe nuk duhet të jetë punë e kopjuar e dikujt tjetër” shton James.

“Ftojmë të gjithë ata që pëlqejnë fotografinë që të marrin pjesë dhe të plasojnë punën e tyre në Wikipedia. Në këtë mënyrë ata kontribuojnë për Kosovën por edhe për vetën e tyre”

Projekti më vonë thekson James është riemëruar në “Fotografia më e mirë e Kosovës dhe Shqipërisë në Wikipedia” në mënyrë që të përfshihen edhe fotografitë nga Shqipëria në garë.

Të gjithë të interesuarit pas fotografisë dhe që dëshirojnë të paraqesin fotografitë e tyre më të mira për garën për Fotografinë më të mirë të Kosovës dhe Shqipërisë për Wikipedia, mund të klikojnë këtu për të lexuar më shumë detaje rreth kritereve dhe mënyrave sesi të merret pjesë në garë.

/pc world/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)