26 Nëntor 2020

Kosova nënshkroi memorandumin për Korridorin Digjital me Shqipërinë

Tiranë, 2 tetor - Nën shkëlqimin e flamujve të Kosovës dhe Shqipërisë, sot në Tiranë u mbajt mbledhja e dy qeverive, nën moton “Bashkë pa Kufi”.

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi bashkë me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, nënshkruajtën Memorandumin e Bashkëpunimit për Krijimin e Korridorit Digjital 5G dhe Lehtësimi i Lëvizjes në të ardhmen.

Memorandumi i nënshkruar është një pajtim i të dy ministrive që fillimisht të mbulojnë me shërbime 5G "Rrugën e Kombit", me qëllim të lehtësimit të lëvizshmërisë së ndërlidhur dhe të automatizuar me të ardhmen.

“Në botën teknologjike, kur e sotmja po konsiderohet si ‘dje’, korridori digjital që do të krijohet mes Prishtinës dhe Tiranës duke u mbështetur në teknologjinë 5G do të pozicionon vendet tona në një shkallë të lakmueshme për optimizimin e logjistikës rrugore”, ka thënë ministri Kuçi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Nëntor 2020

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston drejtorin e Departamentit të mjedisit dhe ujërave, Muhamet Malësiu dhe drejtorin e Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore Gani Berisha, nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti dhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi marrin pjesë në përurimin e kompletit te veprave të prof. Anton Çettës. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston Kryetarin i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)