09 Korrik 2020

Komuna e Prishtinës lanson platformën “Kontratat e hapura”

Prishtinë, 10 prill -  Platforma “Kontratat e hapura” është lansuar në bashkëpunim me Open Data Kosovo për të rritur transparencën në prokurim publik dhe për të mundësuar qasje të lehtë për të gjithë.

Në ndërkohë, kjo platformë është plotësuar me publikimin e të gjitha vendimeve të komunës ndaj kërkesave për rishqyrtim, vendimet e OSHP, si dhe publikimin e të gjitha dosjeve të tenderit, duke siguruar konkurrencë të drejtë në mes të Operatorëve Ekonomikë.

Implementimi i Standardit të dhënave për kontraktim të hapur (OCDS - Open Contracting Data Standard) është një hap më afër transparencës së skajshme në prokurim publik, dhe Komuna e Prishtinës është institucioni i parë në vend dhe rajon që e implementon këtë standard.

OCDS mundëson qasjen në të dhëna dhe dokumente gjatë të gjitha fazave të procesit kontraktues dhe shfrytëzohet e i mbështet institucionet publike për të rritur transparencën e kontraktimit duke mundësuar analiza më të thella të të dhënave kontraktuese nga të gjitha grupet e interesit.

OCDS është produkt i partneritetit të hapur kontraktues (OCP - Open Contracting Partnership) dhe përbëhet prej 5 fazave: Planifikimi, Tenderi (procedura e hapjes), Fituesi, Kontrata dhe Implementimi.

Me platformen “Kontratat e hapura” dhe standardizimin e të dhënave Komuna e Prishtinës këtë vit aplikon për çmimin ICT “Shërbimi Publik i vitit 2018” në ICT AWRDS.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Korrik 2020

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët votimi dhe shqyrtimi i disa Projektligjeve për ratifikimin e Marrëveshjeve ndërkombëtare. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit bën përurimin e stadiumit në Sërbicë të Poshtme, projekt i realizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ku do të jetë i pranishëm kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e DKRS-së, Emilija Redzepi. (Nisja do të bëhet nga Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 10:30)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët  votimi i Propozim rezolutës nga Raportimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe debati parlamentar lidhur me dialogun Kosovë - Serbi. (Salla e Kuvendit, ora 10:30)

- Në nderim të ushtarit amerikan Alexander Blake Klass, 20 vjeçar nga Willamina e Oregonit, që ka humbur jetën në një incident, që nuk kishte të bënte me veprim të armatosur, Shoqata "Miqtë e Amerikës" do ta ulin në gjysëm shtizë flamurin amerikan. (Sheshi “Bill Clinton” në Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet Seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flet Albulena Haxhiu. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Rahovecit, në të cilën do të behët shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit për bartjen e mjeteve nga rezervat e buxhetit komunal, nga kategoria pozicionit të pagave në kategorinë e Investimeve Kapitale. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 14:00)

Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës.

- Mbahet një takim pune i organizuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit në të cilin do të diskutohet dokumenti - Plani Hapësinor i Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna. (Ndërtesa e re e Qeverisë ish-Rilindja, salla e konferencave, kati XVIII, ora 15:00)