25 Prill 2024

Kina lanson modelin e vet të Google Earth

Pekin, 25 tetor - Organet e qeverisë kineze kanë lansuar hartën online, program i projektuar për ti bërë konkurencë shërbimit të popullarizuar për harta online, Google Earth, transmeton Shqipmedia.

Google dhe Kina kanë qenë në konflikt që nga viti i kaluar, kur një sulm i rëndë i hakerëve nga Kina i ndodhi Googles, gjë që e detyroi googlen të ndalojë shërbimet e veta për Kinën
.
“ World Map “ është lansuar nga Byroja Shtetrore Kineze për Gjeodezi dhe Hartografi të Ejten, te e cila mund të keni qasje nga www.tianditu.cn . Në ballinë paraqitet pamja e shtrirë e Murrit Kinez prej nga lart, e mbuluar me re në formë të kontinenteve.

Google nuk ka aplikuar për liçensën e Hartave Online në Kinë, Thonë gazetat në gjuhën angleze, mirëpo ështe e mundur qasja në Servisin e Hartografik të Google nga kompjuterët që janë në Kinë.

Serviset e Google, Youtube dhe Picasa, që te dyja janë të bllokuara në Kinë, por edhe për kërkime e dokumenteve apo të dhënave tjera, që janë të adresuara në Kinë, Google shpesh e ka rrëndë ti gjej.

Kërkimet për atë regjion drejtohen te motori për kërkime i Google, që gjendet në Hong Kong.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)