29 Mars 2024

Kina kishte kidnapuar Internetin për 18 minuta

Pekin, 19 nëntor - Më 8 prill të këtij viti, telekomi kinez kishte kidnapuar 15% të trafikut të internetit, duke e mbajtur “peng” për plotë 18 minuta, thuhet në raportin e komisionit për zhvillim ekonomik dhe siguri midis SHBA-ve dhe Kinës.

Trafiku i kidnapuar përmbante email dhe ueb trafik. Ku një pjesë e trafikut të kidnapuar ishte edhe e ueb faqeve të senatit Amerikan, ushtrisë dhe NASA-së, si dhe trafikun e disa kompanive gjigante të IT-së, si Dell, IBM dhe Microsoft. Por, megjithatë sipas raportit, nuk ka dëshmi të cilat tregojnë nëse është bërë me qëllim ose jo ky incident dhe për çfar qëllime.

“Kjo është një prej kidnapimeve më të mëdha, ndoshta edhe më e madhja, që kemi parë deri më tani. Dhe normalisht që mund të ndodhë përsëri, kudo dhe në çdo kohë. Ashtu punon Interneti. Por çfar kishte ndodhur me trafikun deri sa ishte në Kinë? Askush nuk ka njohuri.” thotë Dmitri Alperoviç, eksper i sigurisë në McAfee për revistën amerikane National Defence.

Telekomi kinez kishte dërguar makinë-në-makinë mesazhe tek gjigantet tjerë globalë ose botëror, duke thënë se Kina ka mënyrën më të shpejtë dhe më efikase për transmetimin e data paketave.

Për shkak se makinat punojnë në “besim” më 8 prill për rreth 18 minutave një pjesë e internet provajderëve kishin drejtuar trafikun në Kinë. Kina pastaj kishte transmetuar ose kishte përcjell trafikun aty ku duhet dhe në momentin e duhur “pa ndërprerje të mëdha, e cila është gjë e mahnitshme.” thotë z, Alperoviç.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)